Maqedonia do kete nje Kryetar Gjykate te Larte shqiptar.
Regjistri Qendror ka regjistruar Faik Arsllanin si kryetar ushtrues detyre të Gjykatës së Lartë, me ç’rast ai edhe zyrtarisht ka marrë përsipër detyrën nga paraardhësi i tij, Jovo Vangelovski.
Vangelovski u shkarkua nga Këshilli i Gjyqtarëve në seancën e 10 shtatorit të këtij viti për shkak të kryerjes së detyrës në mënyrë joprofesionale.
Regjistri fshiu sot të dhënat e tij si kryetar i kësaj gjykate. Arsllani edhe më herët ishte gjykatës i lartë.