• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedonia përballet me një tjetër hije skandali përgjimesh

by Java News
03/12/2018 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjimet e kryera në organet gjyqësore dëshmojnë se krimi në Maqedoni ka përfshirë çdo hallkë të sistemit dhe se askush nuk mund të ndjehet i sigurt apo se privatësia e çdokujt mund të shkelet në çdo kohë, thonë njohësit e çështjeve juridike, duke komentuar atë që po konsiderohet si skandal i ri me përgjimet, respektivisht bisedat e përgjuara në Prokurorinë Publike, por edhe në gjykata.

“Është një indikacion se sistemi gjyqësor, por edhe institucionet tjera, akoma nuk janë të shëruara dhe se nuk mund të sigurojnë as veten e tyre e mos të flasin për të drejtat e qytetarëve. Ato institucione që duhet të jenë të fuqishme dhe të sigurojnë qytetarët dhe opinionin publik, pikërisht këto institucione janë të cenuara dhe realisht kjo do të thotë se Maqedonia është në një situatë të ngufatur, mbizotëron një pasiguri e përgjithshme, një terror psikologjik që po u bëhet qytetarëve”, thotë Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës.

Skandali është publikuar të premten nga kryeprokurori, Lubomir Jovevski, i cili tha se në rrjedhë janë hetimet për atë se kush dhe për çfarë qëllimesh ka përgjuar bisedat e bëra në godinën e Prokurorisë, që nga shtatori i vitit 2016. Përgjimet e bisedave mes punonjësve të organit të akuzës janë regjistruar përmes centralit të telefonisë fikse në Prokurori.

Përgjegjësinë për këtë skandal, profesor Selmani, ia hedh Qeverisë, e cila sipas tij, nuk ka arritur ende të zbardhë apo të hetojë të gjithë skandalet e Qeverisë së kaluar dhe jo vetëm kaq, me veprimet e fundit, siç thotë ai, edhe kjo Qeveria aktuale po ndjek rrugën e asaj të kaluarës.

“Është një dështim i radhës i kësaj Qeverie e cila nuk arriti që të zbardhë këtë situatë. Ajo më tepër është e përqendruar në falje dhe amnisti, e këto nënkuptojnë se krimet përsëriten dhe me këtë po përsëritet edhe e keqja në Maqedoni. E gjithë kjo është pasojë e mosardhjes së autorëve të krimit në përgjithësi”, thotë Selmani.

Ende nuk dihet se sa persona janë përgjuar në Prokurori apo nëse përgjimet kanë dalë në opinion dhe pse kryeministri Zoran Zaev tha të dielën se beson se skandali është zbuluar me kohë dhe se materialet nuk kanë arritur të dalin nga Prokuroria. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska thotë se organet e ndjekjes po punojnë intensivisht për hetimin e rastit.

“I gjithë dokumentacioni që është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë do t’i dorëzohen organeve përgjegjëse dhe në pas procedurës hetimore do të shihet se te cili organ do të kërkohet përgjegjësia. Detaje tjera për momentin nuk mund të japim, por dua të theksoj edhe atë se të gjithë specifikat teknike që janë kërkuar për aparaturën janë publike dhe mund të kontrollohen në byronë për furnizime publike”, është shprehur ministrja Deskoska.

Nga opozita, për këtë rast fajësojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të saj, Oliver Spasovski.

“Kur Oliver Spasovski përfundimisht do të japë dorëheqje për përgjimin e paligjshëm të prokurorëve publikë dhe të institucioneve tjera në dy vitet e fundit. Gjithashtu pyesin MPB-në nëse gjithçka që për momentin po dëgjohet dhe përgjohet po bëhet ilegalisht dhe a është duke funksionuar sistemi legal për ndjekjen e komunikimeve”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Rasti me përgjimet në Prokurori nuk është i fundit. Maqedonia pothuajse qe katër vjet po përballet me pasojat e aferës së përgjimeve të publikuar në shkurt të vitit 2015 nga LSDM-ja, e cila atë kohë ishte në opozitë.

Kjo aferë që zbuloi keqpërdorime të shumta të drejtuesve më të lartë shtetërorë kishte çuar Maqedoninë në krizë të rëndë politike e tensione të shumta, e deri në rënien e Qeverisë së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, i cili ka fituar azil në Hungari pas arratisjes nga vuajta e një dënimi me dy vjet burgim. Ai dhe shumë bashkëpunëtor të tij të afërt po gjykohen në disa procese gjyqësore për vepra të rënda penale, si mashtrime zgjedhore, keqpërdorime financiare, presione ndaj gjyqësorit e dhunë të ushtruar ndaj kundërshtarëve politikë. (rel)/a.meta

Next Post
Qafë Botë, policia prangos burrë e grua, kapen me 57kg kanabis

Qafë Botë, policia prangos burrë e grua, kapen me 57kg kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In