Pas referendumit, Maqedonia është në udhëkryq. E gjendur nën presionin e Rusisë dhe të Bashkimit Europian, çfarë drejtimi do të marrë shteti i vogël i Ballkanit? Pse shqiptarët ishin indiferentë në këtë referendum?
Në “Top Show” u diskutua për këtë çështje, në një panel me politikanë të Maqedonisë dhe analistë. Elmi Aziri, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët, deklaroi se “referendumi për çështjen e emrit ka qenë i panevojshëm”.
“Edhe po të ishte i suksesshëm, prapë marrëveshja do të vinte në Parlament. Kemi krijuar tensione të panevojshme dhe është polarizuar më shumë situata në Maqedoni pas referendumit”, u shpreh Aziri.
Ndërsa Muhamed Zekiri, deputet i LSDM-së, u shpreh se “nuk është e vërtetë që shqiptarët kanë qenë indiferentë në këtë referendum”.
“200 mijë shqiptarë kanë dalë në votim”, deklaroi Zekiri.
a.ç