• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedonia/Mungon përgjegjësia për arratisjen e Nikolla Gruevskit

by Java News
15/12/2018 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe një muaj nga arratisja e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski në Hungari ku ka fituar të drejtën e azilit politik, askush nga institucionet e Maqedonisë nuk ka marrë përgjegjësinë duke thënë se veprimet e tyre kanë qenë në përputhje të plotë më ligjet në fuqi.

Këshilli gjyqësor, si organ më i lartë i sistemit të drejtësisë pas një hetimi të punës së gjyqësorit ka dalë me konstatimin se “gjykatësi për zbatimin e sanksioneve i ka respektuar afatet ligjore dhe se e tërë procedura është zbatuar në përputhje me ligjin”.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se pavarësisht dhënies së azilit, nuk do të heqin dorë nga kërkesa për ekstradimin e Gruevskit ndërsa kanë kërkuar ndërhyrjen edhe të Bashkimit Evropian që Hungaria të respektojë vlerat evropiane për përgjegjësi për personat që bëjnë shkelje ligjore që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar për çka edhe ish kryeministri ishte dënuar me 2 vjet burgim, ndërsa ndaj tij po udhëhiqen edhe të paktën katër procese gjyqësore për shpërdorim detyre.

Derisa institucionet janë në pritje të ndonjë epilogu për ekstradim, edhe pse Hungaria qartë ka bërë me dije se kjo nuk do të mund të ndodhë, Nikolla Gruevski nga ana tjetër vazhdon të shëtis lirshëm nëpër Budapest, gjë që dëshmohet me fotot dhe videot që janë paraqitur në rrjetet sociale.

 

Nga ana tjetër, në opinion vazhdojnë reagime me kërkesën për zbardhjen e rastit, por edhe të përgjegjësisë nga organet kompetente që nuk e kanë parandaluar një arratisje të tillë.

“Këtu nuk mund të mbeten pa faj institucionet e shtetit sepse ju kanë munguar vijat e kontrollit dhe llogaridhënia me kohë edhe për kryeministrin edhe për të tjerët. Është një situatë e dhimbshme, por edhe porosi për identitetin shtetëror dhe institucionet e konsoliduar që duhet t’i ketë një shtet.

Çfarë porosie mund të përcillet kur një ish kryeministër kërkon azil në një shtet tjetër? Si ishte veprimtaria e ikjes, kush ishte i përfshirë në këtë? Pra hapen shumë dilema pasi kemi një situatë shumë të ndërlikuar për të cilën duhet të brengoset pozita”, thotë Nazmi Maliqi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Heshtja e institucioneve është kritikuar edhe nga Komiteti i Helsinkit duke kërkuar qartësimin e dilemave, por edhe dyshimeve në opinion se vallë pas arratisjes së Gruevskit qëndrojnë institucionet si pasojë e ndonjë marrëveshjeje të mundshme.

“Mendoj se është e pakuptueshme se si qeveria edhe një muaj nga arratisja të mos del me informacione për atë se çfarë hetime janë duke u bërë, se si arriti të arratiset, pse nuk veprua me kohë, çfarë të dhënash kanë pasur shërbime e sigurisë e kështu me radhë. Këtyre dilemave duhet ti përgjigjen institucionet dhe të kërkohet përgjegjësi nëse konstatohen lëshime”, ka deklaruar Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski më 13 nëntor kishte njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se ishte arratisur në Hungari, ndërsa pak ditë më vonë ai njoftoi se autoritet hungareze i kishin miratuar kërkesën për azil politik për shkak të siç ka thënë ndjekjes politike nga qeveria e kryeministrit Zoran Zaev. Në rrugën për në Hungari, Gruevski ka kaluar nëpër territoret e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë.(REL)

Next Post
Itali/Vdes tragjikisht punëtori kosovar, lë pas 4 fëmijë

Itali/Vdes tragjikisht punëtori kosovar, lë pas 4 fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekje për të vendosur dialog dypalësh Kamboxhia – Tajlandë

Përpjekje për të vendosur dialog dypalësh Kamboxhia – Tajlandë

December 20, 2025
Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës – kartë në duar të kujt?

Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës – kartë në duar të kujt?

December 20, 2025
Tentuan të fusin në Shqipëri pjesë për pajisje të lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Dibër

Tentuan të fusin në Shqipëri pjesë për pajisje të lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Dibër

December 20, 2025
“Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!”/ Berisha: Kurrë nuk mendoj të përgatis liderin pasardhës, është detyrë e…

“Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!”/ Berisha: Kurrë nuk mendoj të përgatis liderin pasardhës, është detyrë e…

December 20, 2025
Tregtim i paligjshëm i lëndëve piroteknike për festat e fundvitit/ Nën hetim dy pronarë marketesh në Kolonjë

Tregtim i paligjshëm i lëndëve piroteknike për festat e fundvitit/ Nën hetim dy pronarë marketesh në Kolonjë

December 20, 2025
3 orë protestë e përplasje para Kryeministrisë, shoqërohen në polici 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

3 orë protestë e përplasje para Kryeministrisë, shoqërohen në polici 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

December 20, 2025
Mjegulla e dendur mbulon Peshkopinë/ Ndeshja Korabi-Burreli anulohet për shkak të kushteve të motit

Mjegulla e dendur mbulon Peshkopinë/ Ndeshja Korabi-Burreli anulohet për shkak të kushteve të motit

December 20, 2025
Mjegulla ‘pushton’ aksin Tuneli i Kalimashit-Morinë, policia apel drejtuesve të mos ecin me shpejtësi

Mjegulla ‘pushton’ aksin Tuneli i Kalimashit-Morinë, policia apel drejtuesve të mos ecin me shpejtësi

December 20, 2025
“Më futi në telashe me shefin sepse vajzat ishin…”, zbulohen fantazitë e errëta të Jeffrey Epstein

“Më futi në telashe me shefin sepse vajzat ishin…”, zbulohen fantazitë e errëta të Jeffrey Epstein

December 20, 2025
E denoncoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

E denoncoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In