Pas zhvendosjes së përmendoreve të ‘Qoses’ dhe ‘Nënë Terezës’, vijon zhvendosja edhe e përmendoreve të Aleksandrit të Madh, Filipit dhe Portës Maqedonia.
Për këto raste është vlerësuar se ka shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës së vendit, dhe ato duhet të zhvendosen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo është evidentuar në lëndët të cilat Komisioni ‘Shkupi 2014’ pranë ministrisë së Kulturës ka bërë kontrollin që bëhet për të vlerësuar të gjitha parregullësitë lidhur me këtë projekt. (b.an)