• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedonia ‘fshin’ gjurmët e “Aleksandrit të Madh”, nis heqja e tabelave rrugore

by Java News
21/02/2018 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesit e institucioneve kanë nisur me zbatimin e masave për ndërtimin e raporteve të fqinjësisë së mirë me Greqinë, si pjesë e procesit për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” ka filluar me zëvendësimin e tabelave të autostradës në drejtim me Greqinë që mbante emrin “Aleksandri i Madh”, heroit të dy vendeve, ndërsa së shpejti do të nisë vendosja e tabelave me emrin e ri “Miqësia”.

Vendimi për këtë ishte marrë gjatë takimit të dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe AlexisTsipras në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik. Një hap i këtillë është vlerësuar pozitivisht nga Athina, duke e parë si dëshmi se Maqedonia po heq dorë, sipas tyre, nga irredentizmi.

Një vajzë kalon pranë shenjës ku shkruan “Aleksandri i Madh”, në aeroportin ë Shkup. 19 shkurt, 2018

Ndryshe, që nga takimi i mbajtur në Davos muajin e kaluar dhe takime të ministrave të Punëve të Jashtme këtë muaj në Vjenë dhe Sofje, zhvillime tjera nuk ka pasur mes drejtuesve të të dy vendeve.

Pozicionet mbetet të njëjta. Pala greke insiston në zgjidhje që njihet si “Erga Omnes”, e cila nënkupton emër të ri të Maqedonisë për përdorim të përgjithshëm, si brenda ashtu edhe jashtë vendin.

Kjo do të nënkuptonte edhe ndryshimin e Kushtetutës, por edhe të identitetit, gjuhës, akronimeve dhe çështjeve tjera që janë pjesë e preambulës dhe definimit të shtetit. Por, pala maqedonase kërkon që përveç emrit, gjithçka tjetër të mbetet në kuadër të Kushtetutës aktuale, apo mosndryshimit të saj.

Opozita nga ana tjetër mbetet në qëndrimin se zgjidhja nuk duhet të rrezikojë interesat nacionale e shtetërore, por thotë se do të jetë pjesë e procesit për të mos e akuzuar më pas si fajtore e dështimeve eventuale.

“Ne nuk do të lejojnë që dështimin eventual dikush ta arsyetojë me qëndrimet tona, por nuk do të jemi edhe pjesë e zgjidhjeve që nuk do të jenë të dinjitetshme dhe që nuk do të jenë në përputhje me interesat e qytetarëve.

Nga takimi i fundit që kishim me përfaqësuesit e institucioneve, nuk mund të them nëse kryeministri i përmbahet qëndrimeve të njëjta, pasi kemi një kakofoni komentesh nga zyrtarët, pra kemi qëndrime të ndryshme. Fillimisht u tha se do të ketë referendum, pastaj u tha se referendumi do të shtyhet që përsëri të kthehen në qëndrimin për mbajtjen e tij”, ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Megjithatë, njohësit e çështjeve politike nuk besojnë se do të vjen deri tek ndryshimi i Kushtetutës dhe se zvarritja apo heshtja mes palëve ka të bëjë me gjetjen e një emri të pranueshëm, pa prekur çështjen tjera që janë pjesë e debatit.

“Mendoj se negociatat që po zhvillohen për momentin për emrin janë në drejtim që ne të mos bëjnë asnjë lëshim sa i përket Kushtetutës. Mendoj se formulimi i zgjedhjes po bëhet me shumë kujdes, andaj edhe po zgjat procesi i gjetjes së zgjidhjes”, thotë analisti politik, Mitko Gaxhovski.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në disa paraqitje para mediave ka thënë se zgjidhja për emrin mund të pritet në gjysmën e parë të këtij viti, ndërsa ka paralajmëruar edhe kyçje intensive të përfaqësuesve ndërkombëtarë. Në këtë kuadër shihet edhe vizita e tij në Gjermani dhe takimi me kancelaren, Angela Merkel.(rel)

Next Post
Gazi lot sjellës e tymueset, prodhohet birra speciale frymëzuar nga ‘aksionet opozitare’

Gazi lot sjellës e tymueset, prodhohet birra speciale frymëzuar nga 'aksionet opozitare'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa afër është “tymi i bardhë”/ SHBA-ja, Kievi dhe Moska konsultohen në Abu Dhabi për paqen në Ukrainë

Sa afër është “tymi i bardhë”/ SHBA-ja, Kievi dhe Moska konsultohen në Abu Dhabi për paqen në Ukrainë

January 23, 2026
“Kolegët qanin me dënesë!”- Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh ekzekutimin e tij: Ai ishte trim, ka gjykuar dosje të ‘nxehta’!

“Kolegët qanin me dënesë!”- Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh ekzekutimin e tij: Ai ishte trim, ka gjykuar dosje të ‘nxehta’!

January 23, 2026
Zgjedhjet, 109 të arrestuar në Kosovë/ Prokuroria: Falsifikuan rezultatet për kandidatët

Zgjedhjet, 109 të arrestuar në Kosovë/ Prokuroria: Falsifikuan rezultatet për kandidatët

January 23, 2026
“Për 4 vite nuk i dhe dot fund luftës”/ Orban sulmon Zelenskin: Je në pozita të dëshpëruara

“Për 4 vite nuk i dhe dot fund luftës”/ Orban sulmon Zelenskin: Je në pozita të dëshpëruara

January 23, 2026
Detajet/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë, i “zunë pritë” dhe…: Mos më prekni, jam police!

Detajet/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë, i “zunë pritë” dhe…: Mos më prekni, jam police!

January 23, 2026
Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

January 23, 2026
Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

January 23, 2026
Vokshi: Primaret do të zhvillohen në 72 degët e PD-së

“Distancohemi nëse plas molotovi!”/ Albana Vokshi: Protesta nuk do jetë e dhunshme

January 23, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Siguria në burgje, vija e kuqe”, Lamallari: Do intensifikohen kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit

January 23, 2026
SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In