• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Maqedonia e Veriut”/Çfarë ndodh tani me politikën në Athinë dhe Shkup

by Java News
27/01/2019 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një konflikti 27 vjeçar, marrëveshja historike e emrit të Maqedonisë u zgjidh me kapërcimin e pengesës së fundit, votimit në parlamentin grek dhe dritës jeshile të dhënë atje ujdisë që serish nuk pranohet nga gati 2/3 e grekëve.

Deri në mbrëmjen përpara votimit, jashtë ndërtesës së parlamentit pati përleshje të dhunshme e turma lëshoi fishekzjarre dhe flakadanë, duke lënë kështu të kuptohet se çfarë niveli pakënaqësie ka mes populates për atë që politika e sheh si arritje historike.

Per Aleksis Tsipras, vulosja e paktit, nuk vjen pa kosto: Sondazhet tregojnë se kryeministri grek do t’i humbasë zgjedhjet e këtij viti. Arsyeja e një kundërshtie kaq të madhe në popull është provinca më të njëjtin emër në veri të shtetit Helen; grekët kane një krenari gati të egër për trashëgiminë e Aleksandrit të Madh dhe të atit, Filipit të dytë, dhe në të gjithë këtë ngërç, janë gërryer nga dyshimi i ambicieve të mundshme territoriale të vendit fqinj.

Por tani që pakti e mori dritën jeshile të Parlamentit grek, çfarë ndodh me Maqedoninë? Ajo do të bëhet republika e Maqedonisë së Veriut pas rreth dy javësh, kur sipas procedures, marrëveshja e Prespës duhet të hyjë në fuqi.

Presidenti grek duhet t’i vërë firmën e tij ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës e ai të botohet në fletoren zyrtare. Publikimi do të bëhet të hënën, në 28 janar, dhe më këtë ligji bëhet zyrtar.

Më tej, Athinës do t’i duhet të njoftojë sekretarin e Përgjithshem te Nato-s se pakti eshte ratifikuar; ndryshimi i emrit do te behet perfundimtar pasi ambasadoret e aleances veriatlantike te kene firmosur ne bruksel anetaresimin e saj dhe parlamenti grek ta nenshkruar ate protokoll.

Greqise do ti kerkohet po ashtu te mbeshtese dhe perpjekjet maqedonase per aderim ne BE. Shkupit nga ana e tij, do ti duhet te dergoje shenim ne greqi dhe ne OKB se marreveshja hyn ne fuqi.

Pas pranimit zyrtar të emrit, zyrat e deritanishme për lidhje me Shkupin dhe Athinën do të shndërrohen në ambasada. Nje prej pikave me ambicjoze te ujdise eshte dhe krijimi brenda nje muaji I nje “komisioni te perbashket nderdisiplinor ekspertesh“, I cili do te verifikoje nese tekstet shkollore, harta dhe atlaset historike duhen rishikuar gjithashtu ne te dy vendet.

Nje process I tille me te gjithe gjasat ka per te qene mjaft sfidues per shkak te ngjyrimeve te dhena nga palet dhe variantet e mbeshtetura prej tyre te se vertetes. Top Channel

Next Post
Burgjet/Të dënuarit godasin dy gardianë

Burgjet/Të dënuarit godasin dy gardianë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In