• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Maqedonia e Veriut a po shkon drejt një devijimi të rrezikshëm gjeostrategjik?!

by Skënder Asani
17/11/2025 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ky realitet del një konstatim i prerë: kriza aktuale është e natyrës gjeostrategjike, jo thjesht politike. BE-ja, Tirana dhe Prishtina duhet të ndërveprojnë me koherencë për rikthimin e funksionalitetit demokratik dhe ndalimin e rrëshqitjes drejt modeleve autoritare të importuara. Hapi vendimtar është formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse, të bazuar në ekspertizë dhe jo në interesa të ngushta, e cila do të përshpejtojë përafrimin me acquis-in e BE-së, duke hapur rrugë për reforma strukturore dhe rikthimin e besimit të partnerëve strategjikë.


Nga Prof.dr. Skender ASANI

Maqedonia e Veriut po hyn në një fazë të re krize, e cila nuk mund të lexohet më si turbulencë e zakonshme politike. Nën lëvizjet e dukshme të skenës së brendshme po formësohet një devijim i rrezikshëm gjeostrategjik, që sfidon drejtpërdrejt orientimin euro-atlantik të shtetit. Brenda strukturave vendimmarrëse dhe në hapësirën publike është konsoliduar një arkitekturë ndikimi me rrënjë në orbitën serbe dhe në vektorin ruso-kinez, e cila jo vetëm ka kapur institucionet, por ka uzurpuar edhe vetë narrativën politike të liderëve kryesorë. Në këtë kontekst, gjuha e Mickoskit nuk funksionon më si artikulim autonom politik: ajo është shndërruar në medium të oligarkisë që e ka marrë peng dhe e ka zhvendosur drejt një projekti që kërkon ta ç’evropianizojë shtetin, ta izolojë dhe ta kthejë prapa në rrethin e influencave autoritare.

Në këtë konfigurim të ri, pengesa më e vetme substanciale për projektin oligarkik janë shqiptarët komuniteti që, prej tre dekadash, ka mbajtur në mënyrë të palëkundur barrën dhe vizionin e orientimit evropian të vendit. Pikërisht për këtë shkak, u ngrit një strategji e sofistikuar për t’ua zbehur dhe, në thelb, për t’ua rrëmbyer shqiptarëve kauzën e integrimit. Zgjedhjet lokale u përdorën si mekanizëm për shtrembërimin e përfaqësimit, për dobësimin e kapacitetit të tyre institucional dhe për të zhvendosur drejtimin strategjik të vendit nga boshti euro-atlantik. Ky është momenti kur alarmi nuk mund të mbetet më brenda kufijve të Maqedonisë së Veriut: ai duhet të kumbojë qartë në Bruksel, Tiranë dhe Prishtinë.

Për të parandaluar devijimin e shtetit, Bashkimi Evropian dhe qendrat politike shqiptare duhet të veprojnë me presion të koordinuar, të qëndrueshëm dhe të matshëm politik e diplomatik. Ky presion duhet të synojë dy objektiva paralelë: çlirimin e Mickoskit nga pengmarrja oligarkike dhe çlirimin e subjekteve politike shqiptare nga presioni i Mickoskit. Vetëm një çlirim i këtij balanci të bllokuar mund ta rikthejë Maqedoninë e Veriut në korsinë e saj natyrore strategjike dhe t’i hapë rrugën që ajo t’i bashkohet Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e përshpejtuar të integrimit me objektiv final anëtarësimin në BE deri në vitin 2030. Pa këtë ndërhyrje, vendi rrezikon të shndërrohet në pikën më të prekshme të ndikimit ruso-kinez në Ballkan dhe në faktor destabilizues të arkitekturës së sigurisë rajonale.

Nga ky realitet del një konstatim i prerë: kriza aktuale është e natyrës gjeostrategjike, jo thjesht politike. Për të dalë nga spirala, nevojitet një plan shpëtimi i trefishtë ndërkombëtar, shqiptar dhe institucional. BE-ja, Tirana dhe Prishtina duhet të ndërveprojnë me koherencë për rikthimin e funksionalitetit demokratik dhe ndalimin e rrëshqitjes drejt modeleve autoritare të importuara. Paralelisht, subjektet politike shqiptare duhet të çlirohen nga orbitat që i mbajnë peng dhe të riaktualizojnë misionin e tyre themelor: garantimin e orientimit evropian të shtetit. Hapi vendimtar është formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse, të bazuar në ekspertizë dhe jo në interesa të ngushta, e cila do të përshpejtojë përafrimin me acquis-in e BE-së, duke hapur rrugë për reforma strukturore dhe rikthimin e besimit të partnerëve strategjikë.

Mesazhi është i prerë dhe i pashmangshëm: vetëm veprimi i koordinuar, i shpejtë dhe i guximshëm mund ta shpëtojë Maqedoninë e Veriut nga rënia në zonën gri të influencave autoritare dhe t’i hapë shtetin rrugës së integrimit të plotë evropian. Çdo vonesë forcon ndikimin ruso-kinez dhe zvogëlon hapësirën e manovrës strategjike. Koha për veprim nuk është më opsion është imperativ.

Next Post
Kili drejt një përplasjeje historike: Komunistja Jara dhe ultrakonservatori Kast në balotazh

Kili drejt një përplasjeje historike: Komunistja Jara dhe ultrakonservatori Kast në balotazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paraburgimi në Shqipëri, KiE propozon disa rekomandime: Të vlerësohet periodikisht

Paraburgimi në Shqipëri, KiE propozon disa rekomandime: Të vlerësohet periodikisht

February 4, 2026
Shkarkohet nga detyra Freskida Halilaj, ja kush vjen në krye të IdentiTek

Shkarkohet nga detyra Freskida Halilaj, ja kush vjen në krye të IdentiTek

February 4, 2026
“Veliaj është njohur me aktet”/ SPAK reagon mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut: 8 seanca u shtynë për shkak të..

Analisti: Lajm shumë i rëndë që Veliaj do të mbrohet, por s’ka dosje!

February 4, 2026
Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum, ekzekutohen vetëm 20 nga 33 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Durrësit

Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum, ekzekutohen vetëm 20 nga 33 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Durrësit

February 4, 2026
“Dramat” e familjes Beckham me djalin e tyre, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

“Dramat” e familjes Beckham me djalin e tyre, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

February 4, 2026
Lungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji

Lungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji

February 4, 2026
Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

February 4, 2026
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

February 4, 2026
Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

February 4, 2026
“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In