Burime partiake pranë takimit të liderëve të katër partive kryesore në rezidencën e BE-së në Shkup theksuan për INA se është arritur marrëveshje për zgjedhjet e parakohshme.
Data 24 prill e caktuar sipas marrëveshjes së deritanishme do të jenë e kushtëzuar me procesin e zbatimit të plotë të të gjitha çështjeve të hapura të Marrëveshjes së Përzhinës.
Pra në rast se arrihet që në mënyrë të shpejt të realizohen të gjitha këto pika, atëherë zgjedhjet do të mbahen më 24 prill, në të kundërtën do të ketë shtyrje të tyre.
Ndër pikat e hapura janë hetimet nga Prokuria Speciale, Komisioni hetimor për përgjimet, ligji për mediat, pastrimi i listave zgjedhore, etj.