Sipas informacioneve të fundit nga terreni, Hazbi Idrizi – Kryetar i Komunës (Bashkisë) së Bogovinës nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve jo zyrtare në terren flitet se ka ndëruar jetë edhe një person tjetër i cili ka qenë i pranishëm në këtë atentat.
Banorët e fshatit Bogovinë për Televizionin Koha thanë se rreth orës 10:30 është plagosur kryetari i komunës së Bogovinës z. Hazbi Idrizi me 6 plumba nga një bashkëfshatar i tij.
Për momentin nuk dihen arsyet e ngjarjes, por për Televizionin Koha, nga dega e Bogovinës së BDI-së, konfirmohet ngjarja e rëndë. Vrasja e Idrizit vjen pas akteve të dhunshme në Shkup dhe tensionit të krijuar mes maqedonasve nacionalistë dhe shqiptarëve, por nuk konfirmohet nëse ngjarja ka prapavijë politike. /b.d