• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Maqedoni, reagon ashpër Avokati i Popullit Ixhet Memeti: Presidenti të hetohet për grusht shteti

by Java News
02/03/2017 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Andrea Danglli

 

Avokati i Popullit në Maqedoni Ixhet Memeti, e konsideron vendimin e marrë nga kreu i shtetit Gjorge Ivanov si të orkestruar nga ish-kryeministri Nikola Gruevski. I pyetur nga gazeta “TemA” lidhur me motivet që fsheh kjo deklaratë, ish-ministri i Drejtësisë konstaton se vendimi është politik, anti-kushtetues dhe nuk i shërben interesave të vendit por dobive personale.

Memeti gjykon se organet e drejtësisë duhet të nisin hetimet ndaj presidentit Ivanov nën akuzën për grusht-shteti. Pavarësisht procedurave ligjore që mund të fillojnë, ai shprehet skeptik mbi rezultatin e tyre pasi sistemi i drejtësisë ka probleme të thella në funksionim.

Më tej, Ixhet Memeti argumenton për gazetën “TemA” se situata është edhe më alarmante se sa pasqyrohet nga media apo deklarohet nga funksionarë publik. Avokati i Popullit  flet edhe për  të ashtë ashtëquajturën platformë shqiptare, të cilën e cilëson si të zbehtë dhe pa një përmbajtje të fortë.

Z. Memeti, dje kemi pasur një prej zhvillimeve më të forta politike të viteve të fundit në Maqedoni.  Në këndvështrimin tuaj, pse u mor ky vendim?

Andrea, sado që dikush të tentojë të gjejë arsyeje, e ka të kotë. Nuk mund të kuptohet ky vendim racional që sipas meje del jashtë procedurës kushtetuese.
Me siguri që motivet duhet të kërkohen në aspektin politik. Unë i mendoj si të tilla.
Vendimi i marrë mund të shkojë në dobi të çdokujt përveç se në dobi të shtetit apo interesit të qytetarëve. Që të shkelet në këtë mënyrë kaq të hapur kushtetuta, nuk e di…

Në gjykimin tuaj, çfarë lidhjesh ka ish-kryeministri Nikola Gruevski me deklaratat e kreut të shtetit?

Ky është mandati i dytë i kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov dhe në të dyja rastet është kandiduar dhe mbështetur nga partia VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikola Gruevski.
Nisur nga ky fakt, nuk do mend që ata janë afër dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.
Ndërkohë kur ndihmesa del jashtë kornizave ligjore, mendoj se kemi të bëjmë me një vendim mjaft të rrezikshëm.

Po çfarë interesash mund të fshehë Gruevski për t’i diktuar presidentit këtë vendim?

Nuk e di. Ju e shihni se situata në Republikën e Maqedonisë sa i përket funksionimit të shtetit ligjor prej më tepër se dy vite është e brishtë dhe veprimtaria e institucioneve është varrosur. Nuk ka funksionalitet dhe nuk respektohen rregullat e shkruara.
Ky është një problem i madh në vendin tonë. Qytetarët prisnin me vullnet të madh që zgjedhjet të shënonin fundin e kësaj krize, por siç duket drita në fund të tunelit shihet larg.

Presidenti Ivanov është i vendosur për të mos e mandatuar qeverinë e Zoran Zaev. Çfarë pritet të ndodhë më tutje sipas jush?

Unë besoj se situata është shumë delikate. Madje mund të saktësoj se është më tepër se sa alarmohet në media apo deklarohet nga persona publik në Maqedoni dhe më gjerë. Në bazë të Kushtetutës, kryetari i shtetit është i detyruar që ta mandatojë kandidatin që ka siguruar më shumë deputetë. Mbi vendimin e tij mund të ngrihet vetëm Kuvendi. Procesi është shumë kompleks pasi kërkon 2/3 e votave të deputetëve dhe Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin nëse ai shkeli ligjin. Duke pasur parasysh se si funksionon sistemi ligjor në Republikën e Maqedonisë, është shumë vështirë që Ivanov në këto rrethana të marrë përgjegjësitë.

Do doja të ndaleshim pak këtu z. Memeti. Kreu i LSDM-së Zaev, e ka konsideruar  vendimin e marrë sigrusht-shteti. A duhet të nisi hetimet drejtësia maqedonase për presidentin Ivanov?

Sigurisht që mundet. Formalisht ka shanse pasi rregullat janë të shkruara. Le të kemi parasysh gjendjen faktike në Maqedoni si dhe situatën pas përfundimit të zgjedhjeve ku u legjitimuan mandatet e deputetëve dhe nuk u zgjodh kreu i Kuvendit.

Insistoj edhe njëherë. Duhet të nisën hetimet ndaj presidentit nën akuzën për grusht-shteti? Po apo jo?

Sigurisht mundet pasi kemi parasysh normën kushtetuese e cila thotë se kreu i shtetit është përgjegjës për shkeljet të Kushtetutës dhe ligjit. Në këtë rast kemi shkelje klasike.
Mund të iniciohet procedurë për përgjegjësi të tij.
Atë procedurë mund ta kërkojnë 30 deputetë dhe vendimin ta miratojë Kuvendi. Më pas gjykata Kushtetuese merr vendimin final.

Çfarë opinioni keni për platformën shqiptare.  Mendoni se ajo prek sovranitetin e Maqedonisë siç u shpreh z. Ivanov?

Sa i përket platformës shqiptare ajo nuk është asgjë më tepër se sa Kushtetuta e Maqedonisë dhe  më pak se fryma e marrëveshjes së Ohrit. Sido që të jetë çështja e politizuar, kaq shumë me gjuhën shqipe, nuk ka të bëjë me realitetin e asaj që ndërtojnë platformat.

Kjo platformë është më e pakët, më e cunguar dhe më e pafavorshme nga ç’ka paraqet Kushtetuta.
Problematikat e shqiptarëve këtu janë në aspekte të tjera. Përshëmbull, problemi kryesor është diskriminimi ekonomik.

Nuk dua të them që gjuha s’bën pjesë tek problematikat, por ajo të paktën është e ligjitimuar.
Dua të them se çështja e gjuhës shqipe nuk është problemi më i madh i shqiptarëve të Maqedonisë.

Më vjen keq që në republikën tonë ngrihen tensione artificiale që janë shumë të rrezikshme.
Ti mund të shkruash ligje të përsosura por problemi është tek respektimi i tyre.

Si i gjykoni reagimet e liderve shqiptarë në Tiranë lidhur me deklaratat e bëranga ana e presidentit Ivanov për platformën shqiptare?
Unë dëgjova me vëmendje deklaratën e kryeministrit shqiptar dhe mendoj se ishte e prerë dhe e vendosur. Ajo ishte korrekte nga pikëpamja politike ku edhe sistemi shtetëror duhet të bazohet në dy etnitë më të madhe.

Ndërkohë edhe lideri Ali Ahmeti ka pasur një deklaratë mjaft të matur. Unë mendoj se ishin deklarata të sakta, duke pasur parasysh se presidenti Ivanov edhe më herët ka miratuar vendim të një anshëm për palën tjetër dhe më pas e tërhoqi atë.

A duhet të ishin këto reagime edhe më të forta kundrejt kreut të shtetit maqedonas?

Nuk e di nëse nga situata politike duhet të ketë deklarata më të ashpra nga faktorë të jashtëm. Për momentin do të rezervohem dhe nuk do të komentoj.

Si  e mendoni zgjidhjen e këtij ngërçi politik?

Unë besoj se presidenti Ivanovdo ta kthejë shpejt vendimin që ka marrë pasi Kushtetuta i jep afat dhjetë ditë për ta kthyer.
Ligji është shumë i qartë. Nëse flasim që Republika e Maqedonisë është demokraci parlamentare, atëherë qytetarët bënë zgjedhjen e tyre dhe vendosën. Zaev ka grumbulluar më tepër se gjysmën e deputetëve dhe është normale që ai të thërrasë Kuvendin për të vijuar qeverisjen.

ma.me

Next Post
“Akoma nuk ke vdekur të më lësh shtëpinë apo të paguaj një shqiptar të vrasë”, italiani kërcënon gjyshen

Arrestohet punonjësi i Gardës, aksidentoi në gjendje të dehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com