• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MAQEDONI/ Ndryshimet kushtetuese, Zaev siguron votat e nevojshme

by Java News
02/11/2018 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Maqedonisë ka siguruar dy të tretat e nevojshme në Kuvend, për votimin edhe të fazës së dytë dhe të tretë të ndryshimeve kushtetuese, të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë. Qeveria ka hartuar këtë të premte amendamentet kushtetuese, pas bisedimeve që ka pasur kryeministri Zoran Zaev me grupin e ri parlamentar, apo 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja.

Arritjen e marrëveshjes me këtë grup deputetësh, disa prej të cilëve po gjykohen për vepra të rënda për dhunën e 27 prillit në Kuvend e disa të tjerë janë nën hetim, e ka konfirmuar edhe kryeministri Zoran Zaev.

“Për mua, ky proces është shumë i rëndësishëm për herë të parë nëse janë siguruar dy të tretat për çështje kaq të rëndësishme, siç është Kushtetuta. Më vjen mirë që nëpërmjet procesit të pajtimit gjetëm gjuhën e përbashkët edhe me deputetë të tjerë. Unë besoj se qëndrimi i tyre për të mbështetur ndryshimet në fazën e parë, tani do të arsyetohet me heqjen e të gjitha dilemave sa i përket identitetit tonë”, tha Zaev.

Zaev ka bërë të ditur madje edhe vendimin, që pjesë e preambulës të jetë edhe marrëveshja e Ohrit. Marrëveshja e arritur është konfirmuar edhe nga grupi i deputetëve të larguar nga VMRO-DPMNE-ja.

Kjo e fundit ka udhëhequr opozitën me grupin më të madh parlamentar, por nga 51 deputetë që kishte, tani ka 39. Pavarësisht kësaj dhe pamundësisë që të bllokojë ndryshimet kushtetuese, ajo mbetet në qëndrimin se marrëveshja me Greqinë për emrin është e keqe për vendin dhe se sërish do të votojë kundër.

Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen sipas qeverisë deri në mes të muajit janar të vitit të ardhshëm, në mënyrë që të vijohet me procedurat e tjera: nënshkrimi i protokollit me NATO-n dhe ratifikimi i marrëveshjes për emrin edhe në Parlamentin e Greqisë.

Next Post
Khas­hog­gi apo Hashikxhij? Historia e një klani me afera, skandale, dredhi, tregti me armë, orgji seksuale

Khas­hog­gi apo Hashikxhij? Historia e një klani me afera, skandale, dredhi, tregti me armë, orgji seksuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In