• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedoni – Liderët të ndarë rreth zgjidhjes së krizës politike

by Aalison Pearse Stevens
15/08/2016 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Ohrit, kanë qëndrime të ndryshme për rrjedhën e refomave për përgatitjen e zgjedhjeve të dhjetorit. Qëndrimet e tyre, liderët politik i shprehën pas takimeve me përfaqësuesin e lartë amerikan dhe këshilltarin e presidentit Obama për Evropën, Çarls Kupçan, raporton Alsat-M.

Për liderin e PDSH-së Menduh Thaçi sipas rrjedhës së reformave, zgjedhjet në dhjetor janë të pamundura.

“Zyrtari i lartë i presidentit Obama, shefi i komisionit për siguri kombëtare, shprehu shumë interesim që ne ta përshpejtojmë procesin e reformave dhe sa më shpejt të trokasim në dyert e NATO-s.

Sipas asaj që po zhvillohen reformat mendoj që nuk do të ketë zgjedhje. Fatkeqësia është këtu që mungon vullneti politik se lëshimet teknike dhe shkeljet e afateve 2-5 ditë bëhen por këtu nuk shoh vullnet politik që të kemi zgjedhje në fund të vitit”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Në komunikatën e BDI-së thuhet se kriza në vend përmbyllet vetëm nëpërmjet të mbajtjes së zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe demokratike, prandaj dhe besojmë që vlerësimi në fund të muajit gusht në lidhje me përmbushjen e kushteve për mbajtje të zgjedhjeve do të jetë pozitiv. Detyrë prioritare e qeverisë pas zgjedhjeve, mes tjerash, do të jetë zgjidhja e çështjeve të hapura me fqinjët që do të mundëson integrimin e menjëhershëm në NATO dhe hapjen e bisedimeve për aderim në Bashkimin Evropian.

“Kriza në vend përmbyllet vetëm nëpërmjet të mbajtjes së zgjedhjeve demokratike. Ahmeti beson që vlerësimi në fund të muajit gusht do të jetë pozitiv. Detyrë prioritare e qeverisë pas zgjedhjeve – integrimi në NATO dhe BE”, njoftojnë nga BDI-ja.

Nga LSDM-ja njoftojnë se gjatë takimit Zaev – Kupçan është folur për patjetërsueshmërinë e përmbushjes së kushteve minimale për organizim të zgjedhjeve do të mbahen në dhjetor.

“Bëhet fjalë për reforma drejt përmbushjes së kushteve minimale për zgjedhje të drejta dhe të besueshme. Kjo d.m.th. garancë që do të respektohet vullneti i lirë i qytetarëve. Reformat e vërteta në vend që do t’i ndjejnë qytetarët, vinë pas ndryshimeve demokratike që do të ndodhin në dhjetor.”

“Reforma drejt përmbushjes së kushteve minimale për zgjedhje të drejta. Reformat e vërteta në vend vinë pas ndryshimeve demokratike që do të ndodhin në dhjetor”, thonë nga LSDM-ja.

Deri në këto momente, nga VMRO-DPMNE-ja nuk kanë njoftuar për takimin e kreut të kësaj partie me Kupçan dhe as për kushtet për zgjedhjet e 11 dhjetorit, përgatiti Alsat. (b.an)

Next Post

Flet Ervini i Big Brother: Si i shpëtova sulmeve terroriste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In