Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka paraqitur dorëheqjen pak pas mesnate, sipas rekomandimeve të SHBA, pas takimit në Uashington me zëvendëspresidentin Joe Biden.
Dorëheqja pritet që të zyrtarizohet të shtunën në orët e mëngjesit kur do të bëhet i ditur edhe personi që do të zëvendësojë atë në postin e kryeministrit. Edhe kryetari i BDI-së në një emision televiziv kishte deklaruar se Gruevski do të largohet para datës 15 janar.
Ai largohet pas dhjetë vjetëve si kryeministër i Maqedonisë.