Që prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar 216,670 raste me COVID, ndërsa 201,017 prej tyre janë shëruar dhe 7,616 kanë ndërruar jetë.
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 342 raste të reja me koronavirus nga 2,349 testime të kryera.
Fatkeqësisht 7 qytetarë kanë humbur jetën gjatë këtyre 24 orëve. Mësohet se 3 prej tyre janë nga Shkupi, ndërsa nga dy në Manastir dhe Ohër.
Shqiptarja.com