Goran Angelov, i dyshuari për sulme ndaj deputetit Ziadin Sela dhe të tjerëve, për dy orë është marrë në bisedë informative dhe më pas është liruar. I dyshuari është sjell në stacionin policor të Kisela Vodës për të hetuar pjesëmarrjen e tij në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend.
Nga ana tjetër, aktivistët e shoqatës së patriotëve maqedonas “Qoseto” janë tubuar para stacionit policor për të shprehur revoltën e tyre ndaj arrestimit të Goran Angelov-it, i cili është themelues i kësaj shoqate. Goran Angelov nga pamjet e xhiruara natën e 27 prillit, duket se ishte ndër të parët që ka hyrë në sallën e preskonferencave në Kuvend dhe ka sulmuar deputetët, në mesin e të cilëve Ziadin Selen dhe Zoran Zaevin, përgatiti Zëri. (b.an)











