• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

“MAPO”, një histori e bukur e gazetarisë shqiptare…

by Java News
27/10/2016 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista “MAPO” mban si datë themelimi vitin 2006, por puna për bërjen e saj, kishte nisur javë e muaj të shkuara. Në dhjetë vjetorin e saj, tashmë ajo botohet në formatin e një gazete të përditshme dhe një reviste tremujore, emri “MAPO”, duket pak si e largët me qëllimin dhe ëndrrat e grupit të gazetarëve që i dhanë emrin një reviste, që nga javë në javë fitoi qytetari në mjedisin publicistik, gjithsesi e vlerësuar si markë nën cilësi të tjera.1228818163-mapo
Ëndrra e të gjithë ekuipazhit të fillimit ishte që të ecej me tema thelbësore, që i flisnin shqetësimit të përditshëm, përmes shkrimeve që duhej t’i rezistonin kohës. Ekipi i përbërë në bërthamë nga gazetarët dhe publicistët Skënder Minxhozi, Lorenc Vangjeli, Ben Andoni, Erl Murati, Ervin Qafmolla, Kristi Pinderi, grafisti Kosta Raka, por edhe teknika me Ardian Angonin dhe Henrik Lezin, pas pak kohësh iu bashkuan edhe disa gazetarë të tjerë të njohur në rubrika specifike, si edhe shumë të tjerë në rolin e opinionistëve, por edhe kontribuesvë të rubrikave të veçanta.download-1

Do të veçonim euro-deputetin italian Gianni Pittella dhe publicistin Artan Lame, dy nga njerëzit që rrugëtuan bashkë me formatin e MAPO-s, ku ndërsa i pari përballte problematikën evropiane politike, i dyti do të sillte rubrikën e njohur fotografike me esse të shkurtra “Shqipëria e harruar”. Ndërkohë karikatura, por edhe një sërë rubrikash të tjera, fituan qytetari dhe kishin publikun e tyre dhe nuk u braktisën në asnjë numër të ekzistencës së dy formateve fillestare.

Ndër vite, “MAPO”, përballi egërsinë  e pushtetit të asaj kohe, por edhe sfidat me instrumente të ndryshme, që rridhnin prej saj. Temat interesante të fillimit që lidhen me kontrabandën e kohës së Luftës në ish-Jugosllavi, ato të Dosjeve të Sigurimit, temat e spikatura politike, analizat dhe temat ekonomike, Gërdeci, opinionet tejet të thukëta, bënë që MAPO, që mezi të pritej në tezgën e shtypit shqiptar, rënduar me emra të njohur por më shumë të panjohur. Diferenca e “MAPO”-s me simotrat e saj të letrave shqipe, qëndronte te këndvështrimi i temave, thellësia e kapjes së ideve, por edhe krijimi i një identiteti që do të mbruhej më mirë me kalimin e kohës. Ëndrra e të gjithëve ishte vendosja e kuteve, që të ishin referuese. Dhe, prova ishin njerëzit e shumtë që do të kontribuonin për të.2-6-693x1024-960x540

Ndër gjërat më të veçanta do ishte historia që lidhej me emrin e saj “MAPO”? Qëllimi ynë ishte që edhe ajo në vetvete të ishte një lloj instalacioni artistik që luante me simbolikat dhe provokimin e vëmendjes dhe të çonte te kuptimi fillestar: magazine popullore, nga ku kish derivuar emri por edhe që drejtonte si fanar përpjekjen tonë, te një subjekti që të rrokte të gjitha temat.

Koha tregoi se “MAPO” e fillimit e plotësoi deri diku qëllimin e vet, por jo mposhtjen e një tregu, rregullat e të cilit janë shumë të ashpra në Shqipëri.1-1-1-1024x652-960x540

“MAPO” pati ulje-ngritjet e saj historike, të lidhura me kushtet financiare dhe një treg sfidues, por ajo realisht krijoi atë imazh, që në fillim e kishim mbrujtur me shumë shpresë, për të vazhduar në formate të tjera, shumë më direkt të komunikueshëm, nën emra të tjera gazetarësh, nën ambicie të tjera dhe në një treg krejt tjetër.

Tetori i vitit 2016 është një datë që të bën të reflektosh për një të shkuar të bukur, tashmë mbetur në anale gazetarie, e cila shtroi hullinë për vazhdimin e “MAPO” së re, që i urojmë jetë të gjatë në tregun shqiptar të letrave.  /javanews

Next Post
Pjesa shqiptare e Ohrit së shpejti nën ruajtjen e UNESCO-s

Pjesa shqiptare e Ohrit së shpejti nën ruajtjen e UNESCO-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In