• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Manuali i Revistës për emigrantët: Hapni dyert!

by Lorenc Vangjeli
04/01/2016 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lloj manuali udhëzues për Gjermaninë në arabisht – revista “Abvab” synon të kontribuojë që refugjatët të gjejnë rrugën e tyre në Gjermani.

Në fakt dyert janë si kufijtë. Hapen, dikush hyn, pastaj mbyllen përsëri. Kështu është zakonisht. Kurse në Gjermani për momentin duket disi ndryshe. Këtu aktualisht ka shumë dyer të hapura për qindra-mijëra refugjatë nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme. Kjo përvojë reflektohet edhe tek revista e re “Abvab” (Dyer). Gazetari sirian Ramy al-Asheq, kryeredaktor i revistës së themeluar kohët e fundit, tha në një intervistë për DW, se edhe ai ka ndeshur në Gjermani në dyer të hapura dhe kjo është arsyeja pse i vuri gazetës këtë emër.

Ramy Al-Asheq Ramy Al-Asheq

“Bli një libër”

Revista synon të kontribuojë që refugjatët të gjejnë rrugën e tyre në Gjermani. Ky është një lloj manuali udhëzues për Gjermaninë në arabisht. Shumica e refugjatëve nuk dinë gjermanisht, ndërkohë që “mbërrijnë në një vend të ri, për kulturën, shoqërinë dhe politikën e të cilit nuk dinë shumë” – thotë Al-Asheq. Përmes gazetës “Abvab” atyre mund t’u hapen dyer të reja.

Refugjatët duhet të bëhen aktivë për t’u integruar në Gjermani – kjo theksohet vazhdimisht në revistë. “Dhjetë hapat drejt integrimit” është një nga artikujt e revistës. Këshilla e parë: përvetëso gjuhën. “Mos prisni për kurse gjuhe falas”, i këshillon revista lexuesit e saj. “Bli një libër të thjeshtë, mëso gjërat më të rëndësishme dhe përpiqu t’i përdorësh fjalët sa më shpesh të jetë e mundur. Për shembull hyr në bisedë me pensionistët në park.”

Qëndrim i hapur

“Merre vendin ashtu siç është, mos e kritiko”, thotë këshilla e dytë për integrimin. “Përshtatu me zakonet” thotë i treti. Merr informacione të dorës së parë, ji miqësor dhe hyr në kontakt me gjermanët, janë disa këshilla të tjera që u jepen lexuesve të saj. Angazhohu, njihu me vendin etj. janë disa nga këshillat e tjera. Sa keq që revista “Al-Abvab” nuk botohet dhe në gjuhën gjermane.

Por ndoshta dhe kjo mund të ndodhë, sepse gazeta e cila botohet nga grupi “New German Media” në Britaninë e Madhe financohet prej reklamave. Dhe shumë prej atyre që bëjnë reklama në revistë përkrahin idenë që përhap ajo “shpresën”.

Edhe Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF), i ka botuar këshillat e revistës për azilkërkuesit në një nga faqet e saj të internetit.

“A jemi ne racistë?”

“A jemi ne racistë?” është njëri nga titujt e artikujve. Por ai nuk trajton racizimin e mundshëm në radhët e sirianëve, por të gjermanëve, si rasti i Pegidës. Në artikull shpjegohet se gjermanët reagojnë me kaq sensibilitet ndaj racizimit dhe urrejtjes ndaj minoriteteve, si sintit dhe romët apo homoseksualët, për shkak të përvojave të tmerrshme gjatë periudhës naziste. Dhe ndoshta pa e ditur revista “Abvab” vazhdon edhe një traditë të vjetër arabe, atë të tregimieve dhe është sikurse thotë dhe titulli një lloj varianti bashkëkohor i “Sezam hapu”./DW

Next Post

"Jemi miq", por Justin Bieber kapet duke e puthur në buzë bukuroshen (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In