• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Manovrat e ushtrisë ruse të ngjashme me ato që paraprinë pushtimin e Gjeorgjisë e Krimesë

by A R
18/09/2017 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një flotë kineze prej katër anijesh kreu manovra në Detin e Japonisë, pranë Koresë së Veriut, para se të drejtohej për në portin rus të Vladivostokut për stërvitje të përbashkëta tokësore dhe detare me Rusinë. Moska po kryen stërvitjen më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë, në zonat pranë kufijëve të saj veriperendimorë. Manovra, e koduar me emrin Zapad 2017, përfshin stërvitje të përbashkëta me Bjellorusinë. Aleanca e Natos po vëzhgon nga afër stërvitjet dhe thotë se ato përfshijnë gati 100 mijë forca – jo 12,700 siç pretendon Moska – si dhe raketa balistike me aftësi bërthamore.

Rusia dhe Bjellorusia thanë se stërvitjet përgjatë kufijve të tyre perendimorë – deri në Kaliningrad dhe përtej Shën Petersburgut –janë tërësisht të natyrës mbrojtëse.

“Më 17 shtator, fillon një fazë e re e stërvitjes. Gjatë kësaj faze, ne do të praktikojmë metodat tona për operacione të trupave dhe forcave që kryejnë veprime ushtarake për të zbrapsur një agresion ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”, thotë Vladimir Makarov, zëdhënës i ministrisë bjelloruse të Mbrojtjes.

Por vëzhguesit ushtarakë thonë se stërvitjet përfshijnë pushtimin imagjinar të dy vendeve fiktive të ngjashme me Poloninë dhe Letoninë, duke i bërë këto dy vende të shqetësuara. Një analist estonez vë në dukje se Rusia kreu manovra ushtarake në shkallë të gjerë para se të pushtonte Gjeorgjinë dhe Krimenë.

“Kemi parë stërvitjet që u zhvilluan katër dhe tetë vjet më parë, dhe është shumë e qartë për ne ajo që po praktikojnë në të vërtetë, pavarësisht deklaratave zyrtare. Pjesërisht ata po praktikojnë mbrojtjen, ku ta dish se kundër kujt, por në çdo rast shohim se stërvitja ka një karakter të qartë ofensiv, përfshi kundër shteteve baltike dhe Polonisë”, thotë Kalev Stoicescu, me Qendrën për Mbrojtjen dhe Sigurinë.

Por ai shton se Bjellorusia ka më shumë arsye të ketë frikë nga një pushtim i Rusisë, se çdo vend tjetër anëtar i Natos. Moska nuk është e interesuar të provokojë aleatët perendimorë, thotë ai, por mund të gjejë gjithmonë një arsye për dislotikimin e forcave në Bjellorusi.

“Për shembull duke thënë: ‘aleatët dislokuan forcat e tyre në shtetet balltike dhe Poloni, prandaj ne do të dislokojmë tonat në Bjellorusi që është aleati ynë’. Është shumë e lehtë. Pra kjo është thjesht një përgjigje e Rusisë dhe jo një tjetër agresion’ “, thotë Kalev Stoicescu me Qendrën për Mbrojtje dhe Siguri.

Një zëdhënës për ministrinë bjelloruse të Mbrojtjes thotë se numri i trupave ruse që marrin pjesë në manovrat e përbashkëta është shumë më i vogël nga 7 mijë trupat që ka Bjellorusia.

“Në fillim të stërvitjes të gjitha njësitë e forcave ruse, rreth 3 mijë trupa u dislokuan në territorin e Bjellorusisë dhe nuk do të vijnë më njësi të tjera.”

Manovrat ‘Zapad 2017’ përfundojnë më 20 shtator. Rusia ka në plan të fillojë sot një stërvitje të përbashkët tokësore dhe detare me Kinën në brigjet e saj lindore. Të dy vendet kanë kryer tashmë manovra të përbashkëta detare në korrik në Detin Balltik të Rusisë.Synimi i deklaruar prej tyre është përmirësimi i sigurisë në oqeanët botërorë, por shumë e shohin këtë si shpalosje të forcës kundër Natos./a.m.

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Tymnajë batakçinjsh, rreth Prek Calit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In