• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Manovrat e drejtësisë me aferën 400 mln euro të qeverisë Berisha/ Nga Arjana Fullani tek Llalla, të gjithë ata që mbyllën dosjen CEZ

by Java News
08/02/2020 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga argumentet kryesore të gjyqtarit Lazër Sallaku, për mbyllen e dosjes CEZ të qeverisë ‘Berisha’, me mbi 400 milionë euro dëm ekonomik në kurriz të shqiptarëve, është një vendim i vitit 2016 i Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit la në fuqi vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme, për pushimin e procedimit penal ndaj ish-ministrave Genci Ruli, Florjon Mima, Ridvan Bode, ndaj Enno Bozdos ish-zëvendësministër i Ekonomisë, Suzana Guxholli, ish-këshilltare e Berishës dhe Mimoza Vokshit, ish-drejtore e Përgjithshme e Shërbimeve Tregtare në ish METE. Të lartpërmendurit ishin kallëzuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë për shpërdorim detyre në bashkëpunim, duke konsumuar shkelje të rënda gjatë procedurave të shitjes së 75 % të aksioneve të OSSH tek CEZ, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes dhe pas privatizimit, duke favorizuar CEZ me çmimin e energjisë elektrike, faljen e detyrimeve, njohjen e borxhit të keq etj.

Në korrik të 2016, Prokuroria e Përgjithshme mbylli dosjen, me arsyetimin se procedura e privatizimit të OSSH nga qeveria Berisha ishte në përputhje me ligjin. Në atë kohë kryeprokuror ishte Adriatik Llallës, sot i shpallur non grata nga amerikanët si dhe në hetim për fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Këtë vendim, në Gjykatën e Lartë, e ka mbrojtur prokurori Kostaq Beluri, sot anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkaq, ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët kanë vulosur mbylljen e dosjes CEZ janë Admir Thanza, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani, Medi Bici dhe Edmond Islamaj.

Nga pesë gjyqtarët, sot vetëm Medi Bici vijon të jetë pjesë e drejtësisë. Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, iku nga drejtësia, duke evituar përballjen me Vetingun, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronte si anëtare e Gjykatës deri kur t’i mbaronte mandati. Guxim Zenelaj u largua në të njëjtën mënyrë si Arjana Fullani. Admir Thanza i shkarkuar nga komisionet e Vetingut për shkak të lidhjeve me krimin, vjedhjes dhe dënimit në Itali, fshehjes, deklarimit të rremë dhe mosjustifikimit të pasurisë. Edmond Islamaj kaloi shkallën e parë të Vetingut, por u shkarkua për pasurinë nga Kolegji i Apelimit.

Më tej, Kuvendi i Shqipërisë dhe juristi Romeo Kara referuan dy dosje të tjera në Prokurori, me mbi 6 mijë faqe, po për çështjen CEZ, por tashmë me prova dhe fakte të reja, ndërsa si të kallëzuar u shtuan Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe sekseri kryesor Nuel Kalaj. Në 29 shtator 2017, vetëm 10 ditë pas regjistrimit të çështjes, prokurorja Alma Bramo i kërkoi gjykatës mbylljen e dy dosjeve. Gjykata e riktheu pas dosjen, pasi nuk kishte pasur hetim. Çështjen e mori me short prokurori Ardian Braho. Në mars të 2018, Ardian Braho dha dorëheqjen nga hetimi i dosjes, ndërsa çështjen e mori Erjon Imeraj. Pas tre vitesh, Prokuroria e Tiranës kërkoi sërish mbylljen e dosjes. Këtë radhë kërkesa u pranua nga gjyqtari Lazër Sallaku, i cili vetëm disa ditë më parë mbylli dosjen e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në lidhje me dosjen e lobimit./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
“Ndiq paranë”/ Soreca flet për Anti-KÇK, integrimin dhe dialogun mes mazhorancës dhe opozitës

“Ndiq paranë”/ Soreca flet për Anti-KÇK, integrimin dhe dialogun mes mazhorancës dhe opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In