• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Manovra ushtarake moldavo-amerikane, opozita pro-ruse në alarm

by Java News
07/05/2016 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Republikën e Moldavisë një manovër e përbashkët me ushtarët amerikanë të SHBA-së shkakton trazira. Opozita pro-ruse në vend bën fjalë për një invazion. Qeveria kundërvihet duke iu adresuar Moskës.

Nuk është hera e parë, që ushtria e SHBA-së merr pjesë në stërvitje ushtarake në ish-Republikën sovjetike të Moldavisë. E megjithatë kësaj here po shtohen emocionet prej kalimit të kufirit rumuno-moldav mes përmes fshtarave e qyteteve të rreth 200 ushtarëve amerikanë dhe duzina automjeteve të blinduara. “Mua më bën përshtypje, të shoh këto automjete këtu”, thotë Veaceslav nga Negresti. Ai bashkë me shokë të tjerë kanë dalë në anë të rrugës dhe përshëndesin ushtarët nga SHBA-ja. “Unë ndihem sikur më në fund tek ne po vijnë çliruesit”, thotë ai.

“Ç’punë kanë amerikanët këtu? Ne jemi një shtet neutral”, thotë në të kundërt Gennadij, një punëtor nga qyteti Balti. “Përse e provokojnë ata Rusinë? A nuk e shohin ata se çfarë po ndodh në Ukrainë?” Pensionistja Evdochia mendon ngjashëm: “NATO është tani këtu dhe sjell luftë”, thotë ajo. Kur në kufirin me Rumaninë ishin ende telat me gjemba, nuk kalonte asnjë tank përmes vendit.

Një vend i përçarë

Mendime të ndryshme në popullsi, pozicione të ndryshme edhe në politikë. Kryesisht që pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe luftës në Lindje të Ukrainës qeveria pro-europiane në Kishinjev përpiqet që ta afrojë më shumë vendin me Perëndimin, stërvitjet e përbashkëta ushtarake me SHBA-në janë një hap në këtë drejtim. Opozita pro-ruse përpiqet me të gjitha mjetet, që ta pengojë këtë kurs dhe aktuliasht ajo ndihet e mbështetur. Sivjet zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe kandidati i saj Igor Dodon sipas anketimeve kryeson në vend të parë. Manovra aktuale është për shefin e partisë socialdemokrate pro-ruse një rast i mirë, që ai ta paraqesë veten si luftarak: ata bëjnë fjalë për një “invazion amerikan” dhe pretendojnë, se prania e ushtrisë së SHBA-së cënon neutralitetin e Moldavisë.

Edhe në fillim të majit socialdemokratët e bënë të qartë qendrimin e tyre, kur në kufi organizuan një aksion proteste “kundër inavzionit” të amerikanëve. Kur mbërritën tanket e para të SHBA-së në kalimin kufitar të Moldavisë në Sculeni u pritën nga njëra anë nga të rinj me pankarta në duar, në të cilat shkruhej: “NATO dhe Europa shpëtojnë Moldavinë”. Njëkohësisht autokolonës ushtarake amerikane iu desh të presë. Deputetë socialistë e bllokuan për një orë resht kalimin e automjeteve. Në gjoks ata mbanin shiritin e Shën Gjergjit – një simbol i vjetër i ushtrisë ruse e më pas edhe asaj sovjetike. Me këtë simbol ata u kërkonin dokumentat ushtarëve amerikanë. Dodon fotografitë e këtij të ashtuquajturi “kontroll” i postoi për efekt mediatik në faqen e tij në Facebook.

Qeveria pro-europiane në Kishinjev ndodhet nën presion. Ministri i mbrojtjes Anatol Salaru deklaron, se stërvitjet e përbashkëta ushtarake janë pjesë e bashkëpunimit normal bilateral dhe nuk e cënojnë neutralitetin e Moldavisë. Një shtet i vetëm e kërcënon neutralitetin, kundërshton ai, pa e përmendur emrin e këtij vendi. “Ky shtet ka dislokuar trupat e veta pushtuese në Transnistri” – duke nënkuptuar me këtë praninë e rreth 2.000 ushtarëve rusë në rajonin separatist Transnistri, që juridikisht i përket Moldavisë, por që ka shpallur pavarësinë. Moska në vitin 1999 përmes një marrëveshjeje u zotua për tërheqjen nga rajoni, por megjithatë trupat janë të pranishme edhe sot e për shkak të manovrës aktuale ato do të mobilizohen në gjendje gatishmërie.

Histori e harruar

Këmbanat e alarmit ndërkohë po bien edhe tek policia moldave. Më 9 maj në Kishinjev do të kremtohet si dita e Europës, ashtu edhe dita e fitores së ushtrisë sovjetike ndaj fashizmit. Eshtë planifikuar edhe një ekspozitë ushtarake, në të cilën krahas ushtrisë moldave do të prezantohen edhe armatimet e rënda të sapo sjella në vend prej SHBA-së.

Kreu i socialistëve Dodon pikërisht për këtë arsye ka bërë thirrje për aksione proteste në Kishinjev kundër pranisë së amerikanëve në ditën e fitores. Kjo e ka indinjuar mjaft ambasadorin e SHBA-së në Moldavi, James Pettit, i cili menjëherë tërhoqi vëmendjen për meritat e aleatëve – pra edhe të amerikanëve – si dhe shumë viktimat e luftës, pra duke kujtuar luftën kundër Hitlerit e kësisoj duke e treguar drejt historinë.

Por në luftrat elektorale ndonjëherë e vërteta historike nënvleftësohet, sidoqoftë Gennadij, punëtori nga Balti, i jep të drejtë Dodonit. Djali i ri preferon të citojë një politilog nga televizioni rus, që së fundi paralajmëroi nga “një pushtim i Moldavisë prej ushtrisë së SHBA-së”. Ushtarët amerikanë s’kanë punë në Kishinjev pikërisht në ditën e fitores së sovjetikëve ndaj Gjermanisë naziste, thotë Gennadij, i cili duket se nuk është vetëm me këtë mendim. Se sa janë ata që mendojnë kështu dhe se sa janë për kursin pro-perëndimor, kjo do të shihet në ditën simbolike më 9 maj në Kishinjev.

Deutsche Welle/d.i.

Next Post

Mihrija për “zhveshjen”: Performanca duhet, por veshi nuk i pranon të gjitha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In