Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur me 40 000 lekë shoferin e një makine teksa bënte parakalime të rrezikshme nën drejtimin e mjetit. Denoncimi ndaj tij është bërë fillimisht në rrjete sociale, ndërsa më pas policia ka ushtruar kontrolle dhe ka ndaluar makinën që shfaqej në video.
“U konstatua duke bërë manovra të rrezikshme me automjet, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë drejtuesi. Policia Rrugore e Tiranës, pas denoncimit në rrjete sociale, për një drejtues automjeti që kryente manovra, kanë ushtruar kontrolle dhe kanë ndaluar automjetin që shfaqej në video. Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj, sipas paragrafit 3 të nenit 139 të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur”, njofton policia./m.j