• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manovra më e re e Lulzim Bashës për të mbajtur kryebashkiakët brenda PD-së

by Ylli Pata
08/05/2019 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata/

Lulzim Basha zbuloi  një tjetër lëvizje për të mbajtur bazën të karikuar në ato vende ku Partia Demokratike kontrollon pushtetin vendor.

Kjo, pasi krerët vendorë i kanë deklaruar Bashës se nëse PD nuk merr pjesë në zgjedhje atëherë kjo do të dekurajonte mbështetësit që janë të punësuar në strukturat  lokale.

Madje disa krerë të bashkive i kanë bërë të ditur Bashës se nëse PD humb drejtimin e këtyre strukturave vendore, atëherë  nuk do të sigurohen dot njerëz për të marrë pjesë në protestat dhe tubimet e opozitës.

Pikërisht kjo situatë që ka sjellë ultimatumin e kryebashkiakëve që nuk duan të lëshojnë vendin e tyre, ka detyruar Bashën që të lëshojë një tjetër “xhevahir” politik.

Gjatë takimit që ka mbajtur me strukturat e PD-së për Vaun e Dejës, Basha tha: “Bashkinë e Vaut të Dejës ne nuk do ta dorëzojmë kurrë, kurrë.

Zef Hila nuk e dorëzon asnjëherë Bashkinë”.

Këtë deklaratë Lulzim Basha e ka bërë pikërisht pas frazës tashmë të njohur që “zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të zhvillohen dhe se PD po punon që vendoret të zhvillohen në një ditë me votimet për Parlamentin e ri”.

Ky qëndrim përbën një zhvillim të ri, që padyshim do të hapë debat tjetër këto ditë dhe që synon të mbajë të karikuar zgjedhësit e PD-së, që të mos shkojnë drejt partive të tjera të së djathtës, që janë rregjistruar si subjekte elektorale në KQZ.

Por a mundet të ndodhë kjo që thotë Basha, nëse në votimet e 30 qershorit, zgjedhësit votojnë për një kandidat të caktuar politik?

Përshembull, në Kamëz ose në Shkodër, që janë bastione të PD-s, nëse votuesit zgjedhin një kryebashkiak tjetër nga Voltana Ademi apo Xhelal Mziu, mundet që administrata aktuale të ndalojë rrotacionin dhe të qëndrojë dhunshëm në detyrë edhe pas konstituimit të pushtetit të ri?

Padyshim që ky është një zhvillim politik i pamundur, por kreu i PD-së duket se këtë mënyrë ka gjetur për të mbajtur në karikim si militantët, por edhe kryetarët aktualë, që të mos kandidojnë për subjekte të tjera më 30 qershor, siç është folur gjithnjë e më shumë këto ditë.

Dhe këtë qëndrim Basha e mbrojti duke u bërë të ditur se ai do të arrijë të realizojë që të bëjë një marrëveshje që do të sigurojë zhvillimin e zgjedhjeve vendore në një ditë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Por kryeministri Edi Rama e përforcoi edhe në konferencën e shtypit me shefen e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, se nuk do të ketë zgjidhje jashtë sistemit, pasi sipas tij, ato kanë rezultuar të padobishme.

“Kush do të rrijë jashtë sistemit, zgjehdje e tij, por ne nuk do të bëjmë zgjidhje jashtë tij”, tha Rama me Mogherinin në krah, deklaratë që nuk u kundërshtua nga zyrtarja e lartë e BE-së, çka dha të kuptojë se nuk do të ketë ndonjë kontestim ndërkombëtar.

Por Basha duket se kërkon që të sigurojë një mos tradhtim nga krerët e bashkive, të paktën deri më 30 qershor, kur ai pret një sinjal politik nga votuesit që të mos dalin në zjgedhje, çka do e përdorë për të matur atë që do ta quajë sinjal për legjitimimin e pushtetit të ri të zgjedhur.

Next Post
VIDEO- LAJM/ Pekini i uron mirëseardhjen në mënyrë të veçantë kryebashkiakut Veliaj

VIDEO- LAJM/ Pekini i uron mirëseardhjen në mënyrë të veçantë kryebashkiakut Veliaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In