Avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit ka depozituar kërkesë për ndryshimin e trupës gjykuese.
Bazuar në nenin 13 të Kodit të Procedurës Penale, avokati Vladimir Meçi thotë se duhet rishikuar trupa e gjyqtarëve me 5 anëtarë.
Meçi ka kërkuar reduktimin e trupit gjykues nga pesë në tre gjyqtarë.
Ai e ka argumentuar kërkesën e tij me ndryshimet e Kodit të ri të Procedurës Penale. Meçi pretendon se pas hyrjes në fuqi të Kodit të ri, një trupë gjykuese nuk mund të funksionojë më me 5 gjyqtarë. /a.m.