Drejtuesve të Juventusit nuk iu është dashur shumë kohë që ta gjejnë pasardhësin e Leonardo Bonuccit, i cili u transferua te Milani.
Sipas gazetës sportive italiane, Tuttosport, qendërmbrojtësi i Romës, Kostas Manolas pritet të zë vendin e Bonuccit në Juventus.
Por, sipas mediave italiane, emra të tjerë që përfliten për tu transferuar te Juventusi janë edhe Stefan de Vrij (Lazio), Felipe (Porto), Inigo Martinez (Real Sociedad) dhe Sokratis Papastathopoulos. /a.m.