Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është takuar mesditën e sotme me kreun e LSI, Ilir Meta. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, Manjani tha se me kreun e Kuvendit takohet përditë.
“Po përgatisim axhendë të re reformash. Jemi në krah të një axhende agresive” – është përgjigjur Manjani.
Ai tha se është ende një ministër i propozuar, duke iu referuar faktit se duhet dekretimi nga Presidenti për emrin e tij.