• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manjani sulmon bosin: Meta ia fut kot, KLD ka rënë!

by A R
08/05/2018 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas deklaratës së ministres aktuale, Etilda Gjonaj dhe Presidencës, lidhur me vendimin e KLD-së, për të lënë në punë kater gjyqtare.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani ka “sulmuar” si Metën ashtu edhe ministren Gjonaj, pasi sipas tij nuk kanë të drejtë në ligjërimet e tyre publike të bëra pas mbledhjes së KLD.

Sipas Manjanit, KLD-në nuk ka asgje qe ta mbaje ne kembe pasi ajo ka rene qe me Kushtetuten e vjeter

Reagimi i plotë:

Teatri me KLD…

Megjithë respektin, por as Presidenti i Republikës e aq më pak Ministrja e Drejtësisë nuk kanë të drejtë në ligjërimet e tyre publike, pas mbledhjes së KLD.

KLD tashmë nuk ka asnjë ligj që ta mbajë në këmbë. Asnjë ligj nuk i jep të drejtë KLD së krijuar me Kushtetutën e vjetër, të marrë vendime sipas Kushtetutës së re (pas ndryshimeve)! Asnjë!

Për më tepër, edhe ligji i ri Për Statusin e Gjykatësve, është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese ( tashmë ndjesë pastë)!

Ministri i Drejtësisë nuk bën më as inspektime e as propozimet për masa disiplinore! Ska asnjë ligj më në fuqi që ta autorizojë këtë gjë.

Ndaj KLD që ka ngelë as emëron e as shkarkon dot asnjë gjykatës. Pavarësisht se gjyqtarët mund të jenë vërtetë për shkarkim, prap nuk ka ligj që të legjitimojë KLD ta bëjë!

Shkarkimi i gjykatësve pa ligj është aq anti-kushtetues!

Se bie fjala, nëse duhet shkarkuar një gjykatës për një vendim mase sigurie për një që kërkohej për ekstradim, pse të mos shkarkohet vetë Ministrja për një ekstradim haptazi të paligjshëm?!

Ndaj them se deklaratat e Ministres dhe Presidentit janë kot! Krejt pa lidhje dhe që nuk i justifikon asnjë ligj në fuqi!

E vetmja rrugë mbetet, rregullimi i ligjeve Tranzitore. Tja kërkojnë Parlamentit zgjidhjen e problemin dhe jo KLD që tashmë ska asnjë fuqi as formale e as substanciale!

Teatri me KLD është i papranueshëm! Nuk mund të “lahen duart” me amanetin e Marigosë, që t’i hedhin dhe ata që nuk i hodhën baltë…

Next Post
Greqia sfidon Turqinë, i jep azil ushtarit puçist të arratisur

Greqia sfidon Turqinë, i jep azil ushtarit puçist të arratisur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In