• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manjani shpërthen pas shkarkimit: Qeveria është e kapur nga krimi, Rama ka falsifikuar VKM-të

by Java News
30/01/2017 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në daljen e tij të parë publike pas shkarkimit të tij, Ylli Manjani ka thënë se arsyeja kryesore se përse ai është larguar nga kryeministri Rama, është fakti se ai ka folur hapur në media, pa lejen e kurrkujt dhe për kanabisin në vend.

Manjani ka thënë se ndihet i nderuar që është shkarkuar dhe se nuk ka dhënë dorëheqjen.

Madje ai ka shtuar se ka 6 muaj që Rama ka kërkuar largimin e tij për shkak se sipas Manjanit, ai nuk i është bindur urdhërave propagantistike të kryeministrit.

Mes shumë deklaratave, Manjani ka lëshuar akuza të forta, duke thënë se teksa emri i tij mundohej të lidhje me Klement Balilin, në hotelin e tij në Sarandë, shumë ministra të qeverisë flinin me dashnoret e tyre.

Manjani gjithashtu ka thënë se qeveria është e kapur.

FJALA E MANJANIT ME SHKURTIME:

Jam shumë mirënjohës juve dhe medias që bashkë me ju të përconi mesazhe publike profesionale dhe parimore sepse në jetën time kam qenë gjithmonë profesionist dhe do mbetet i tillë. Sigurisht të qenit ministër është një nga detyrat më të rëndësishme. Për cdo jursit është një karrierë shumë e rëndësishme dhe ma këtë mundësi ma thsa LSI, ma dha Ilir Meta dhe i jam mirënjohës.

Bëra më të mirën që kisha mundësi.  Kur kam hyrë në mbledhjen e qeverisë  kam gjetur një praktikë, një rpocedurë dhe një proces që nuk kishte lidhje me ligjin e as kushtetutën.

Ministrat nuk janë lejuar të flasin në mbledhjet e qeverisë.

Me kryeministrin Rama ne nuk kemi debatuar për çështje personale, për çështje ligjore dhe në këtë pojesë nuk kam asnjë pishmanllëk. I ka aty të regjistruara, të gjitha, një nga një. Nuk i kam asnjë borxh askujt.

Që prej verës së kaluar kryeministrin ka kaluar kohë për të bërë presion kryetarit të parlamentit që të më shkarkonte, aryen e  di ai.

Besojeni ose jo, në një sistem demokratik, një ministri i kërkohet të mbyllet goja. Po fole pa lejen e fugës shkarkohesh. Ky është mesazhi i kryeministrit.

Ky është mesazhi që jep kryeministri për këto gjashtë muaj tek kryetari i parlamentit. Kjo është e vërteta për 6 muaj me rradhë.

Ne kemi debatuar në qeveri, edhe për shumë praktika që kanë qenë korruptive për mua.

Kam marrë nisma ligjore dhe refuzohen… e dini nga kush, nga sekretari i përgjithshëm i këshillit të ministrave, që del dhe mbi ministrat atje.

Do isha shumë i fyer po të jepja dorëheqjen. Unë nuk  marr përgjejgësitë e kanabizimit të vendit. Edhe sikur kjo të jetë dita ime e fundit e politikës. Këtë e kam shumë sinqerisht.

Me shumë dashuri dhe me shumë dashamirësi. Nëse koalicioni vazhdon kjo është një ccështje që nuk më takon mua dhe sdua të dëgjoj më për këtë histori. E dini ju që në 30 dhjetor qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur. Shikoni TIMS, shumica e ministrave ishin jashtë shtetit. Si mund të jetë dakord ministri i drejtësisë me këtë çështje? Këto janë historitë. Këto janë ndarjet parimore.

Kryeministri u nervozua dhe shtyu dy ministra të reagojnë kundër meje. Të gjithë ata ministra më shkelin syrin por kanë frikë të flasin. Që pas asaj situiate është shtuar presioni jo ndaj meje, por ndaj kryetarit të Kuvendit për largimin tim. Unë e di pse.

Nuk është rastësi që bashkohet emri im me dosjen e Klement Balilit.

Ndërkohë që në Tiranë lidhej emri im me Klement Balilin, ministrat flinin me dashnoret te Santa Quaranta…

Unë nuk kisha ndonjë kompleks. Ramës i është kërkuar shkarkimi i ministrit të tij të Brendshëm, i kanë kërkuar shërbimet partnere, dhe jo timin. Ai duhet të ishte i shkarkuari, jo unë. Është kollaj t’i kërkosh ministrit pse flet pa leje. 

Ja pra, këto janë historitë. Unë i kam thënë. Jam tërësisht i qartë dhe i përgatitur për çdo lloj skenari. Nuk kam bërë kurrë kompromis në raport me të vërtetën dhe me profesionalizmin.

Si mundet kryeministri të hedhi në bast elektoral në SHBA interesat e vendit? Ai duhet të ishte i shkarkuar sot dhe jo unë. Unë  i kam thënë këto gjera ndaj u shkarkova. Në raport me të vërtetën nuk kam bërë kurrë kompromis. Në fund të ditës unë nuk mund të pajtohesha me kryeministrin që hapi librin e shtëpisë për të sharë gjyqtarët. Pse duhet qeveria të telefonojë gjyqtarët për të futur njerëzit në burg? Dhe e dini cila është përgjigja që kam marrë për këto? Je kundër reformës!
Gjykata dhe Prokurori që heton qeverinë është trafikant. Pse kjo është reforma?/java/a.k

 

Next Post
Pengu i një dashurie të humbur…

Pengu i një dashurie të humbur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In