Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka marrë pjesë sot në prezantimin e Politikës Penal të Prokurorisë së Përgjithshme.
Manjani ka prezantuar rekomandimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave, ndërsa tha se pas shqyrtimit në tërësi të veprimtarisë së Prokurorisë, është arritur në konkluzionet që puna e organit të akuzës të orientohet.
“Është e domosdoshme rritja e numrit të hetimeve. Duhet ndëshkim shëmbullor i shkeljeve. Kryerekomandim i qeverisë është lufta ndaj korrupsionit” – ka thënë Manjani.
Ai kërkoi që Prokuroria të hetojë pa asnjë kompleks zyrtarët e lartë.
“Ka përfunduar koha kur ekzekutivi refuzonte zbatimin e urdhrave të Prokurorisë” – tha Manjani. (javanews.al / r.a)









