• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Manjani: Reforma në Drejtësi nuk kalon pa konsensusin e opozitës

by Java News
01/12/2015 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në Tonight Ilva Tare, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka thënë se reforma në drejtësi duhet të miratohet me konsensus të gjerë të partive parlamentare dhe se nëse nuk arrihet ky konsensus, atëherë do te kemi një produkt të jo të besueshmë. Ai ka përgëzuar punën e opzoitës për hartimin e draftit të propozuar prej saj, i cili i ka shkuar për shqyrtim Komisionit të Venecias. Ministri Manjani gjithashtu ka thënë se roli i Presidentit duhet të rishikohet në këtë reformë.

Pjesë nga intervista

Reforma është një produkt i një grupi ekspertësh i cili ka shkuar për t’u shqyrtuar në Komisionin e Venecias. Ky produkt ka marrë deri më sot dy komente alternative që janë komentet e PD e cila duhet përshëndetur për hir të së vërtetës, sepse parti në opozitë që ulet dhe shkruan 300 faqe për këtë gjë është sigurisht për t’u përshëndetur, realisht, e kam të sinqertë këtë gjë. Ka marrë edhe komentet e grupit parlamentar të LSI. Janë dy komente alternative të cilat nuk shprehin mosdakordësi por shprehin shqetësime në lidhje me disa pikëpyetje që ngre edhe kjo formulë. Presim dhe Venecian, këtu jemi, do t’i themi të gjitha.

Mund të ketë ndonjë ndryshim?

Nuk e di, të presim se ç’do na thotë edhe Venecia.

A ka diçka që nuk ka shkuar siç duhet në procesin e deritanishëm, deri në këtë pikë në reformën në drejtësi?

Besoj që do kishte qenë shumë më e udhës që partitë politike parlamentare të kishin patur një dokument politikash të aprovuara, që t’i paraprinte reformës. Pra partitë politike më së shumti parlamentare por nuk do të ishin të përjashtuar edhe të tjerët, të kishin rënë dakord mbi disa çështje, ta zëmë, do ta luftojmë koorporatizmin në gjyqësor? Ose do t’i zgjidhim njëherë e mirë çështjet e inspektimeve gjyqësore? Etj. Janë ca terma të tipit parimor të cilat po të kishin një dakordësi që në fillim, do ta kishin lehtësuar punën e ekspertëve. Ekspertët do shfaqeshin me alternativa zgjidhjeje me secilaën çështje dhe kështu do e bënte më të lehtë vendimmarjen, ndoshta do e bënte më të lehtë pjesëmarrjen e Venecias në dhënien e opinionit, megjithatë edhe kështu siç është bërë, nuk është gabim. Është diçka që është e pranueshme.

I druheni faktit se opozita mund të mos japë votën pro kësaj reforme?

Në çdo minutë i druhem faktit dhe besoj që të gjithë duhet ta kemi këtë drojë sepse është diçka që ne duhet ta sqarojmë njëherë e mirë. Kjo është një reformë e thellë, e madhe, është më e madhja në vend për shkak të faktit se jo vetëm që kërkohen ndryshime kushtetuese por duam që për herë të parë të bëjmë diçka në mënyrë të qëndrueshme. Kemi bërë një reformë të madhe për dekomunistizimin e institucioneve shqiptare në vitin ’91-92 por reforma në gjyqësor u bë e njëanshme. Futja në sistem e gjyqtarëve me kurse të përshpejtuara ishte një reformë shumë e fortë, e papërkrahur nga opozita e kohës por sidoqoftë ishte një reformë që u mor me një vendim të njëanshmë dhe kurrë nuk u besua në gjyqësor. Pastaj vimë në 1998 që u bë kushtetuta. Pa opozitën e kohës prapë, në një proces shumë të mirë, pa referendum por pa opozitën dhe ja ku jemi, në një destabilitet institucional. Pa një bashkëpunim politik serioz, është shumë e vështirë që të mendojmë për zgjidhje afatgjata, kështu që çfarë garancie ka nëse hyjmë në herën e tretë për të bërë të njëjtën gjë dhe në mënyrë të njëanshme. Nuk do ketë asnjë garanci për qëndrueshmëri.

Ju propozuat të thirrej një tryezë parlamentare për reformën në drejtësi, në një farë mënyrë do t’ju jepte dhe një lloj roli iniciator të reformës?

Jo, nuk besoj se e kishim këtë plan që ne të merrnim iniciativën. Mbetem përkrahës dhe besnik i pikëpamjes se partitë parlamentare duhet të komunikojnë, absolutisht dhe duhet të kominikojnë në tryeza të rregullta sepse po flasim për çështje shumë të mëdha.  E rëndësishme është mesazhi që partitë politike parlamentare duhet të jenë në një front për të bërë diçka të përbashkët në këtë vend.

Nëse ky front nuk do të jetë unison kur të jemi pranë miratimit të reformës, ç’do të ndodhë?

Do eksplorohet çdo lloj mënyre që partitë politike të marrin një vendim të pjekur për këtë histori.  Nuk ka rrugë tjetër.

Kryeministri ka thënë që kjo reformë do miratohet me çdo kusht pavarësisht qëndrimit të opozitës..

Jo, jo. Me çdo kusht kjo është, që do ulesh me opozitën se janë 2/3 e votave e para, e dyta  opozita nuk mund të lihet jashtë sepse sa herë kemi marrë vendime në mënyrë të njëanshme, asgjë e qëndrueshme nuk ka ardhur si pasojë.

Pra ju po thoni se nuk do të ketë miratim të këtyre ndryshimeve kushtetuese që po flasim pa opozitën?

Nuk i miraton dot edhe po të duash.

Ka makinacione në parlament me votat…

Po flasim për qëndrim politik, nuk është fjala për qoka votash.

Po nëse kreu i maxhorancës thotë se opozita nuk ka vullnet, nuk do ta miratojë, unë duhet të vazhdoj përpara me axhendën e reformës në drejtësi?

Duhet ta eksplorojë, është shumë e vështirë ta themi që nuk ka vullnet. Nuk është eksploruar mjaftueshëm. Duhet të pranojmë që Partia Demokratike sot për sot ka qenë bashkëpunuese. Patjetër, ka shkruajtur 300 faqe, janë kot ato? Nuk janë kot, ju siguroj që nuk janë kot edhe e kanë bërë me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm.  Çfarë duhet të themi, që nuk bën? Se ajo është Partia Demokratike dhe janë të këqinj? Njësoj e duam Shqipërinë, si ne, si ata. Kjo nuk është një histori që mund të mbarojë me një deklaratë apo me dy deklarata. Kjo është një histori e përbashkët. Nëse nuk konceptohet kështu, unë e shoh të vështirë, jo thjeshtë për kalimin por e shoh të vështirë për çfarë ndodh prapa.

 

A do të jetë Kuvendi në një farë mënyre ai që do të prodhojë trupën gjyqësore të Gjykatës së Lartë?

Është një pyetje me disa pikëpyetje që presim ç’do na thotë Venecia. Deri më sot kemi skemën e balancës President-Parlament e cila ka patur vësahtirësitë e gjithë këtyre viteve dhe tani kjo propozohet me vendosjen në qendër të gjësë së parlamentit. Sigurisht që ka shumë pikëpyetje sepse në fund të ditës të mos harrojmë që parlamenti është mekanizëm politik por po të jetë për mua unë them që ne duhet të eksploronim dhe duhet të eksplorojmë ende zgjidhje shumë më të mira dhe më të besueshme për marrëdhënien President-Parlament që do të thotë se autoriteti i Presidentit të Republikës duhet mbrojtur pavarësisht faktit që na pëlqen apo s’na pëlqen personi. Autoriteti i Presidentit është dekreti  dhe dekreti i Presidentit të Republikës nuk mund të keqtrajtohet në atë mënyrë që parlamentarizmi në Shqipëri i 7-8 viteve të fundit e ka masakruar.

Next Post

Flet Shkëndija: Ju tregoj sesi u bëra e pasur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In