Komisioni Paramentar i Ligjeve ka organizuar një tryezë konsultimi për 27 ligjet e Reformës në Drejtësi.
Në fokus të kësaj tryeze është ligji për Noterinë, si pjesë e paketës së dytë të reformës.
Të ftuar në këtë tryezë janë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, eksperti i EURALIUS, Richard Regner, kryetarja e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Mimoza Sadushi si dhe Richard Bock dhe Lovro Tomasiç nga Dhoma Kombëtare të Noterisë gjermane.
Në fjalën e tij, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh se me hyrjen në fuqi të Vettingut, sot nis Reforma reale në drejtësi.
Deri tani Reforma në Drejtësi nuk ka pasur zbatim, sepse Vettingu ka qenë në Kushtetuese. Prandaj, sot nis Reforma reale në Drejtësi”, u shpreh Manjani. /report tv/b.d










