• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manjani në Kongresin e SYRIZA-s: Kjo është alternativa e të majtës moderne

by Java News
14/10/2016 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është në Greqi, duke marrë pjesë në Kongresin Syrisa-s. Ministri Manjani përmes një statusi në Twitter pasqyron nisjen e aktivitetit ku ai merr pjesë! “Kryeministri Cipras prezantoi programin Politik të Syriza-s sot në ditën e parë të kongresit, impresionuese”, deklaron Manjani, duke theksuar se kjo është alternativa e vërtetë e të majtës moderne. “Jetojmë në një kohë kur elitat politike në shoqërinë globale janë shkëputur ndjeshëm nga realiteti njerëzor. Shoqëria po polarizohet gjithnjë e më shumë, pavarësisht rënies së barrierave tradicionale! Mënyra më e “suksesshme” e të bërit politikë është Populizmi!

Në këto kushte reforma numër 1 duhet të jetë reforma politike. Na duhet një politikë përfaqësuese dhe jo polarizuese! Një politikë e thjeshtë dhe jo që komunikon “thjeshtë”! Një politikë që ngushton dallimet duke garantuar dinjitetin njerëzor! Bashkëpunimi dhe dialogu i përhershëm janë mjetet më të suksesshme të të bërit politikë. Vendimet konsensuale janë domosdoshmëri për rritjen e besimit tek politika. Edhe kur nuk jemi dakord, respekti për kundërshtarin është detyrë”, tha Manjani.

Ai shton se qëllimi është udhëheqja e shoqërisë drejt mirëqenies. “Mirëqenia kërkon punë. Puna bën ekonominë. Detyra e politikës është të krijojë klimën më të mirë të mundshme për të bërë ekonomi. Në veçanti e majta Europiane është e çoroditur dhe pa shumë alternativa. E fundit alternativë e suksesshme ishte ajo e Blair. “Aktualisht funksionon Alternativa Cipras. E majta moderne e shekullit te ri që nuk resht së mbrojturi njerëzit në nevojë dhe nuk pranon asnjë pazar me dinjitetin e njeriut! Integrimi i shtresave apo grupimeve sociale pa dallim në shoqërinë greke është filozofia politike e drejtimit aktual”, vijon Manjani.

Sipas tij, ishin këto parime e kjo filozofi, që Greqia nën drejtimin e Kryeministrit Cipras kaloi dallgën financiare më të madhe të kohës moderne! “Nuk ka përfunduar ende, por Greqia duket në rrugë të mbarë. Reforma të thella, por me dinjitet! Nxitje e bisnesit në shërbim të ekonomisë kombëtare, por trajtim dinjitoz për të varfrit dhe të pamundurit! Arsim të brezit të ri nëpërmjet një politike arsimore pa diskriminim! SYRIZA një parti e re për tu marrë shembull! Alternativë reale e të majtës moderne.”, shkruan ai.

ma.me

Next Post
Meta 3 orë drekë me Ramën: Folëm për ‘Loro Boriçin’, koalicioni nuk ka pse diskutohet

Propozimi i Metës për uljen e numrit të deputetëve, reagon Rama 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In