Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se sugjerimet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi janë një bazë ekselence, si rrallëherë të qarta dhe pa asnjë ekuivok. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në News24, Manjani tha se tashmë pritet një tryezë politike për të sjellë palët pranë e më pas për të votuar të gjithë reformën, e cila fillimisht do duhet të nisë me ndryshimet kushtetuese.
Përballë ministrit të drejtësisë janë kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Erl Murati dhe analisti Arjon Sulo.
I pyetur nëse reforma do të heqë automatikisht Kryeprokurorin Llalla nga posti i tij, Ministri Ylli Manjani tha se diçka e tillë nuk do të ishte e drejtë. Manjani ka argumentuar se nëse do kishte patur një kërkesë për të larguar Llallën, do të kishte qenë më e ndershme që të kërkohej largimi i tij për shkak të aryeve dhe jo duke përdorur reformën, si mjet, për largimin e tij. Sipas Manjanit, një sjellje e tillë do të kompromentonte vetë reformën.
Janë sugjerimet e Venecias një bazë për të ndërtuar konsensus?
Është një bazë ekselence. Kush ka sy, veshë, mend dhe dëshirë për të kontribuar në një reformë në drejtësi, në miratimin e një seti ndryshimesh kushtetuese duhet ta lexojë mirë këtë raport. Është i shkruar qartë, thjesht dhe pas asnjë ekuivok, si rrallëherë. Komisioni i Venecias gjykon standardet. Në hapësirën europiane mund të ketë standarde të ndryshme dhe askujt nuk i thua dot se je jashtë standardeve. Këtë herë çështja e fokusuar dhe Komisioni i Venecias ka qenë i orientuar nga rasti shqiptar sigurisht duke u nisur edhe nga raste të ngjashme si Mali i Zi, ka qenë më e thjeshtë për ta orientuar edhe Shqipërinë drejt këtyre rasteve. Venecia ka marrë problemin dhe ka thënë standardi është i pranueshëm, ka disa pikëpyetje që duhen sqaruar. Komisioni i Venecias ka qenë shumë shterues dhe ezaurues.
Sa të kënaqur jeni si LSI?
Kemi qenë të kënaqur dhe pa shkuar në Venecia.
Po të ishit të kënaqur s’do çonit draft..
Po kemi qenë të bindur. Kemi qenë në konsensus. Kemi qenë për thjeshtim, dhe konsensus. Për ndërhyrje minimaliste kushtetuese për konsensus. Kemi folur për përgjegjshmëri dhe rivlerësim të funksioneve Kushtetuese që ti shërbejë njerëzve Kemi qenë të parët dhe të fundit për fat të keq për afatet e gjyqit për procedurat, për organizimet e Prokurorisë. Ne kemi
Do jetë LSI garant për konsensus?
Nëse roli i LSI shërben për konsensus, ne do jemi të lumtur. Sot dhe kreu i LSI ka bërë apel që të fillojë puna për një axhendë dhe kalendar politik se çfarë do bëjë politika.
Erl Murati: Ju jeni ministri i Drejtësisë dhe flisni në emër të Qeverisë dhe si përfaqësuesi i LSI. A ndiheni ju komod si përfaqësues i LSI kur nuk janë respektuar dy parimet?
Nëse nisemi nga versione fanatike do jemi të pasinqertë me konsensusin. Ai kërkon shkëmbim pikëpamje. Ne themi se nisur nga premisat, ne kemi hedhur një shtrat pikëpamjesh dhe duke ftuar gjithmonë të gjithë personat që kanë dorë në këtë punë. Ne po humbim kohë, si po kënaqet opozita, ç’po bën maxhoranca. Teatri politik është më i madh.
Është i negociushëm vizioni juaj?
Ne nuk jemi parti fondamentaliste. Vizioni është që ky është shtrati që duhet një reformë e thellë dhe mos të bëhen gabimet e së shkuarës.
Do hiqni dorë nga vizioni juaj?
Shih çfarë gabimi kemi bërë në 2008. Ne po i hyjmë herës së 5-të me themeli. PD e bojkotoi atë proces. Nëse do bëjmë të njëjtin gabim, ky është një problem i madh politik, pasi nuk është çështje numrash.
I bie që gabimin ta ketë bërë Rama..
Nuk jam në rolin për të bërë gjyqtarin, jam lojtar tashmë.
Që të mos e bëjmë këtë gabim, mirë është të bëjmë analizat e duhura. Të mos luhet me fanatizëm për gjëra të paqena. Ka një produkt që ka qenë shumë i detajuar, një punë e ekspertëve që duhet falënderuar.
Murati: Drafti juaj nuk u pranua..
Manjani: Ministria e Drejtësisë nuk ka pasur një draft.
Murati: Unë e kam në kompjuterin tim.
Vasili: Zoti Ibrahimi a ka qenë ekspert i Ministrisë së Drejtësisë?
Manjani: Është ekspert i Shqipërisë…Ne kemi një vizion.
Sulo: Ju këmbëngulët që të shkonte procesi në tryezë politike, por Venecia mbështeti draftin e ekspertëve nën siglën e shtetit shqiptar…
Manjani: Drafti ka shkuar me firmën e kreut të parlamentit. Është një produkt. Ekspertët le t’i vlerësojmë, janë shumë të rëndësishëm.
Keni kërkuar tryezë politike?
Patjetër. Doli sot kryetari i parlamentit tha koha për tryezë politike. Ne jemi pjesë e maxhorancës dhe na takon ne të krijojmë hapësirat e nevojshme për dialog politik. Sot kemi thënë hajde ta mendojmë si. Kryeministri është në krye të 60 e ca votave, kryetari i parlamentit në krye të 20 e ca votave. Rolet janë të ndara.
Si e gjykoni deklaratën e kryeministrit që reforma të shkojë në komision?
Vizioni ynë është ky, qëndrimi ynë është ky. Hajde ta bëjmë një orë e më parë.
Murati: Ka që në 91 që flitet për reformat kryesore. Të gjitha partitë janë dakord me parimet, shinat kryesore. Përkundër asaj që flitet ka divergjenca nga ana e partive për këto çështje. Jemi në vitin 2016 dhe fakti që kjo reformë është vonuar tregon që ka ndryshim mendimesh edhe brenda maxhorancës. Keni besim dhe shpresa se kjo reformë do miratohet brenda marsit?
Nuk janë divergjencat që e kanë shtyrë reformën në drejtësi. Komisioni është shprehur 3 herë nga një gjysmë ore, 90 minuta. Nuk ka patur ku të shprehej ndonjë divergjencë.
Sa drafte kanë shkuar në Komisionin e Venecias?
Këto nuanca që ju thoni ju, të brendshme…
Nuk janë nuanca, janë substancë, çështja e prokurorit..
Asnjë ligj, LSI jo vetëm që nuk është pozicionuar kundër por i ka votuar me sy mbyllur. Qëndrimi shprehet me votë. Jemi të detyruar edhe për arsye votash por edhe për bindjen e thellë që e kemi artikuluar që pa një frymë konsensusi që të krijojë besim nesër në zbatim, ne nuk kemi shans të bëjmë një reformë.
Cilat janë institucionet që e garantojnë draftin?
Institucionet janë; prokuroria dhe Gjykatat. Është parashikuar dhe ka angazhim se duhet të krijohet një strukturë antikorrupsuon, në skemën e ndjekës penale dhe të përfundojë në mënyrë të logjikshme në gjykatë. Kemi shkuar pa dashjen tonë, tek rregullat dhe parimet e drejtësisë së Enver Hoxhës, ku të gjykonte lagja dhe kush të gjykonte. Ndaj kjo është një gjë që s’mund të pretendohet në demokraci.
Si ka ndryshuar kjo?
Kanë qenë disa, do bëhen disa të tjera. Korrupsioni është një krim që kapet jo me llafe dhe kërkon hetime të specializuar. Nuk është korrupsioni kështu që e di që ke marr ca lekë se s’ma dhe mua vendimin e ja. Këtu ka shumë modele.
Varet nga vullnete personale?
Jo varet nga vullnete ligjore. Po përpiqemi të bëjmë që gjërat të jenë automatike. Në vitet ’90 flitej për një gjykatë të pavarur, flitej me idealizëm. Kjo pavarësia më pas nuk pyeti më as për të drejtën e ligjin.
E keni gjetur se ku është problemi?
Problemi është që të ruajmë më të mirën e asaj ça kemi dhe të ruajmë sistemin. Nuk duhet të bëjmë arna, e qepje.