• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manjani këshillon Bashën dhe Kryemadhin: Bashkohuni në një listë, mjaft me përçarje vrastare

by A R
21/12/2020 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani ka komentuar lëvizjet e fundit politike që kanë ndodhur në Hungari duke bërë një krahasim me vendin tonë.

Manjani ka ndarë një status të shefes së opozitës në Hungari e cila bën të ditur se përballë qeverisë do të jetë dhe opozita në zgjedhje për të luftuar korrupsionin.

Manjani shkruan se kjo gjë i kërkohet të bëhet dhe nga opozita jonë e se duhet të marrë shembull pasi nuk ka rrugë tjetër.

Postimi i plotë i Manjanit:

Kjo është ekzakt lëvizja e duhur e një opozite ku ka përballë një të fortë.

Kjo është shefja e opozitës Hungareze. Orbani që qeveris pa skrupuj, shpesh edhe kundër BE, i diktoi opozitës një ligj zgjedhor që i ndalonte të bënin koalicion parazgjedhor.

Njësoj si Ed Rama. Por, ja përgjigja e opozitës Hungareze: Të gjithë në një listë kundër të keqes! Fiks kjo i kërkohet edhe opozitës sonë.

Jo një front me lista më vete. JO! NJË FRONT NJË LISTË! Kjo i jep fund përçarjes vrastare!Kjo i mbyll të gjitha hamendjet e supozimet.

Nuk po hyjmë në zgjedhjet e radhës, por në një betejë të madhe me një rregjim që po instalohet keq!

Ndaj, merrni shembull e mblidhni mendjen, të dashur opozitarë!

Ska rrugë tjetër. Vetëm një listë kundër të keqes. Kundër monizmit që po bëhet përditë e më i egër!

/a.r

Next Post
Akuzat ndaj Thaçit/ Majko: Kush thotë se krimet janë bërë nga UÇK-ja, është shpifje, do vinin në dyshim misionet e NATO-s

Zgjedhjet e 25 prillit, Majko: Emigrantët votojnë edhe pa regjistruar adresat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In