• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manjani “ha” fjalët e veta: Nuk e kisha për pensionin, por për KEMP-in e babait. Postierin e kanë kërcënuar…

by A R
31/10/2019 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar fill pasi mediat zbuluan blofin ku ai thoshte se i ati nuk kishte marrë pensionin që i takonte dhe ndërkohë sipas dokumenteve rezultonte që babai i tij, Xhemal Manjani, kishte tërhequr shumën në datën 16 tetor.

Manjani është detyruar të ndryshojë postimin origjinal dhe të thotë që nuk e kishte fjalën për pensionin e pleqërisë sepse atë e kishte marrë, por për KEMP-in.

Siç duket edhe nga historia e ndryshimit të postimit në rrjetin social Facebook, Manjani ka pranuar që dezinformoi shqiptarët me atë ç’ka kishte shkruar.

Ndërkohë, pavarësisht se ka ndryshuar qëndrimin tre herë, në komentin e tij të fundit ai thotë se ja vunë në dukje miqtë postimin.

Postimi i plotë 

Në lidhje me “mashtrimin” që paskam bërë dje”.
============
Në vëmendje të gazetës Tema dhe jo vetëm.
=============
Dje, pasi fola rastësisht me tim atë më tha në tekst se po kthehej nga zyra e Postës tek ish stacioni i trenit, ku kish qenë për të marrë lekët, që i takojnë nga KEMP si invalid.

Në vijim bëra një status në faqen time personale ku shkrova ironikisht se “ç’ta ngatërroj babain me lajmin që qeveria si ka paguar 110 mln Euro Sigurimeve shoqërore”…

Të dyja këto ngjarje janë fakte të verifikueshme. Unë i lidha në një status për të theksuar këtë super skandal të Qeverisë që nuk derdh në llogarinë e Sigurimeve kontributet që jua ka mbajtur punonjëve nga paga!!!

Ky është thelbi i atij statusi.

Qesharakja është se, mora disa telefonata për të më sqaruar mua se si im atë e merr pensionin. Për më tepëer postieri i shkretë ishte kërcënuar se do e hiqnin nga puna.

Ajo konfermë që ka nxjerrë në gazetë, zyra e postës tregon se si im atë ka marrë pensionin e pleqërisë, nëpërmjet postës. Por unë nuk iu referova këtij pensioni, por ati të invaliditetit që duhej ta merrte dje paradite.

Ndaj atë akuzën për “mashtrim” ju lutem ti gjeni vendin, të nderuar postarë, gazetarë, portelarë e ça jeni pas !!!

E vërterta është që dje pasdite edhe pensioni i invaliditetit është tërhequr, por pas atij statusit tim, që gjithsesi provokoi reagime sqaruese e turfulluese në telefon…

Për këto që po shkruaj këtu mbaj përgjegjësi të plotë.

Mashtruesit, ju ftoj ti kërkoni tek ata që nuk kanë derdhur lekët e punonjësve tek llogaria e Sigurimeve Shoqërore. Dhe këtë nuk e kam shpikur unë, por e kam lexuar nëpër lajmet e ditës.

Me thënë të drejtën nuk e kisha përceptuar që paskësha qenë lajm kaq i madh dje me një status ironik, bazuar në ngjarje të vërteta.

Tani u njoha me këtë gjë, ndaj dhe po reagoj, me shpresë që të njëtjat media ta marrin këtë reagim e ta botojnë.

Veçanërisht ja kërkoj këtë gjë Mero Bazes.

/a.r

Next Post
FOTO/ “Punonjës i disiplinuar”, Publikohen dosjet që zbulojnë se si Putin vlerësohej kur hyri në KGB

FOTO/ "Punonjës i disiplinuar", Publikohen dosjet që zbulojnë se si Putin vlerësohej kur hyri në KGB

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Pse or … hiqesh si i ndershem ti . Dhe kemp merr tet ate. Plaka ime ka 4 vjet qe nuk ngrihet nga krevati fare dhe merr vetem 90 mije leke te vjetra pension

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In