Juristi Ylli Manjani tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se është kundër partive të reja.
Sipas tij liderët e partive të reja janë ekstremistë dhe për arsye politike nuk ui mbështet, madje ai tha se është shqetësuese që 10% e popullësisë është e gatshme ti mbështesë.
“Personalisht, unë jam kundër partive të reja të vogla. Artikulimi i tyre publik është Jakubin, këpusin ca kopaçe. Vazhdon historia e zënies nga gryka. Kjo nuk është politikë. Për arsye politike, unë nuk i mbështesë.
Duhet ti themi disa gjëra dhe unë vetë nuk i mbështesë këta, janë të frikshëm, janë Jakubinë, janë bolshevikë. Mua më shqetëson që 10% e popullsisë janë gati të shkojnë pas tyre. Nuk është pak 10%”,-tha Manjani.