• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Manjani: Bashkitë duhet të kenë qendra ndërmjetësimi

by A R
25/03/2016 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë,  Ylli Manjani theksoi rëndësinë e qendrës së ndërmjetësimit në çdo bashki të vendit, pasi sipas tij, konflikti ndodh në terren, atje ku shteti nuk e ka mendjen.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së trajnimit fillestar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve për të gjithë të interesuarit që synojnë të licensohen si ndërmjetës të ardhshëm, në ambjentet e Universitetit Mesdhetar, Manjani theksoi se pavarësisht faktit se aktiviteti i ndërmjetësimit është relativisht një aktivitet i ri, duhet të promovohet dhe forcuar edhe me shumë për shkak të perspektivës së afërt që ka.

“Ndërmjetësimi ka profesionistë që kuptojnë, psikologjisin dhe arrijnë të gjenjë gjuhën e komunimikit ndërmjet palëve në konflikt. Konflikti gjithnjë në Shqipëri është i vogël dhe bëhët rrugës i madh dhe ne duhet të tentojmë të përdorim instrumenta që vijnë vetë nga shoqëria, sikurse individët që kanë besueshmërinë e nevojshme për të zgjidhur konfliktin e vogël, në çastin që ndodh dhe për të mos e lenë që të bëhet i madh”, sqaroi Manjani.’

Ai tha se ne jemi një shoqëri që e drejta zakonore ka triumfuar prej shumë shekujsh.

“Kjo është një vlerë sepse është një e drejtë që ka funksionuar në kushtet kur shoqëria shqiptare nuk ka pasur shtet. Me këtë nuk dua të them se duhet të kthehemi pas, por të përdorim më të mirën e asaj tradite në kushtet e shoqërisë moderne”, u shpreh Ministri Manjani

Përsa i përket rolit të ndërmjetësit në bashki, Ministri theksoi se nuk ka ligj apo edhe vendim më të mirë se sa ai që e zgjidh ndërmjetësi më pëlqimin e dy palëve në konflikt.

“Nuk e zgjidh dot gjykatësi i emëruar i shtetit më mirë konfliktin sesa ndërmjetësi. Sepse gjykatësin ta cakton shteti, ndërsa ndërmjetësin e zgjedhin palët. Ky është një dallim esencial dhe ne duhet të synojmë të ndërtojmë një shoqëri të paqme, duke synuar që të kemi sa më shumë ndërmjetësim në marrëdhëniet konfliktuale. Kjo është shoqëria e paqme”, tha ai.

Në këtë kuadër, Manjani theksoi rëndësinë e lirimit të gjykatave nga disa konflikte dhe nxitjen e këtij aktiviteti sa më shumë të jetë e mundur.

Në përfundim të fjalës së tij, Ministri i Drejtësisë i përgëzoi të pranishmit për zgjedhjen e bërë dhe ka garantuar mbështetjen e tij në nismën që ata kanë ndërmarrë.

Next Post

Irak/ ISIS kryen sulm kamikaz në stadium, 29 viktima, ja momenti shpërthimit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In