Emisioni “Opinion” dje është marrë me gratë e bukura dhe të pushtetshme.
Mes të ftuarve, në panel ka qenë edhe Ylli Manjani.
Ai ka lëshuar disa batuta, duke nisur që nga Angela Merkel.
Sipas tij, Merkel është “si nona e dreqit”.
Manjani vijoi më tej, duke thënë “shyqyr janë shpik’ pantallonat se kush do e shifte me fustan apo fund”, duke iu referuar faktit se ajo shfaqet në publik gjithmonë me pantallona.
“Burri i saj duhet të jetë ndonjë hallexhi”, vijoi më tej Manjani.
Ndërsa për Cristina Fernandez de Kirchner, presidenten e Argjentinës, Manjani tha se “kjo është e bome”.
Ja pra se çfarë diskutohet në “Opinion”!/Tema/