• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manja: Të hënën votohen në Kuvend 2 anëtarët, presidenti nuk e bllokon dot “Kushtetuesen”

by Java News
08/11/2019 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse presidenti Ilir Meta refuzoi për të zgjedhur anëtarin e radhës së Gjykatës Kushtetuese, mes një liste të dytë me tre emra të renditur nga KED, Kuvendi i Shqipërisë ditën e hënë më datë 11, do të votojë dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja shprehet se letra e presidentit nuk pezullon asnjë vendim juridik, dhe se tashmë i pari në listë shpallet anëtarë i Gjykatës Kushtetuese, në këtë rast Arta Vorpsi.

“Presidenti ka dërguar një letër ku kërkon pezullimin e dekretimit të vakancës së dytë që i takon presidentit, dhe unë nuk di që letra pezullon një veprim juridik. Kushtetuta flet shumë qartë. Secili nga institucionet kushtetuese të përfshira në procesin e kompozimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe këtu e kam fjalën për presidentin e republikës, Kuvendin dhe Gjykatën e Lartë nëse nuk e ushtrojnë këtë kompetencë brenda afatit 30 ditor kandidati i listuar i pari konsiderohet i emëruar dhe ky afat është afat prekluziv. Kuvendi i Shqipërisë ditën e hënë do të ushtrojë këtë kompetencë në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, tha Manja.

Sipas Manjës, presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë këndvështrime të ndryshme për mënyrën si gjykojnë ligjin dhe Kushtetutën.

“Kemi këndvështrime të ndryshme si gjykojmë Kushtetutën dhe Ligjin. Nga sot presidentit i ka skaduar afati 30 ditor për të dekretuar vakancën e dytë të shpallur prej tij për Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Manja.

Disa ditë para votimit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Ulsi Manja përcjell një mesazh për presidentin e Republikës:

“Unë e ftoj presidentit që në këtë fazë të procesit të plotësimit të vakancave Kushtetuese të tregohet  lexojë kushtetutën dhe ligjit në frymën e zhbllokimit të procesit”, shprehet Manja.

Në datë 5 Nëntor, në kufijtë e afatit që duhet të zgjidhte anëtarin e dytë, Meta i dërgoi një shkresë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucioni që ka renditur kandidatët për anëtarë. Për Presidencën të gjitha vështirësitë kanë ardhur për shkak të procedurës që ka ndjekur KED dhe Kuvendi, sipas saj në kundërshtim me ligjin.

g.kosovari

Next Post
Keqpërdori fondet e bamirësisë, gjykata “dënon” Trump me një gjobë të majme

Keqpërdori fondet e bamirësisë, gjykata “dënon” Trump me një gjobë të majme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In