Agim Ismaili është larguar si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Largimi ka ardhur pas propozimit të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, para Këshillit të Ministriave.
Mësohet se postin e Ismailit e ka marrë tashmë Admir Abrija. Ky i fundit është edhe Sekretar Organizativ i PS Tiranë, teksa ka një karrierë të gjatë në Dogana apo si ish-prefekt i Tiranës.
Lajmi konfirmohet për mediat nga Drejtoria e Burgjeve.
/a.r