• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manja: Paketa AntiKÇK ka trazuar ujërat e ndenjura gjatë 30 viteve

by A R
06/03/2020 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka hedhur dje poshtë akuzat ndaj paketës anti-KÇK. Duke folur në sallën e Parlamentit, ai tha se është një draft tërësisht kushtetues. Sipas tij, përmes kësaj pakete do u jepet një goditje e fortë peronave të lidhur me krimin.

“Janë ngritur pikëpyetje me kushtetutshmërinë e aktit normativ. Unë kam një qëndrim shumë të thjeshtë, jam pro këtij akti normativ, sepse në standardet e reformave që ka vendosur mazhoranca, ka një reformë në drejtësi dhe për gjyqtarët e prokurorët ka veting, për politikanët ka ILDKP dhe SPAK, ndërsa për të dënuarit për veprat penale të rënda do të ketë OFL. Akti normativ është një formë e deklarimit të pasurisë për personat e dënuar dhe që do të kenë barrën e provës për të provuar pasurinë e tyre dhe se vjen nga burime të ligjshme”, tha Ulsi Manja.

Më tej kreu i Komisionit të Ligjeve u garantoi personave “të frikësuar” nga ky akt, se miratimi i kësaj paketë nuk do të kufizojë asnjë të drejtë.

“Ky akt normativ ka trazuar ujërat e ndenjura për 30 vjet, në të gjitha sferat e jetës shoqërisë, në politik, biznes, etj, por ja që erdhëm në miratimin e këtij akti normativ. Për të gjithë ata që kanë merak se me këtë akt kufizohen disa të drejta kushtetuese të rrinë të qetë se nuk kufizohet asnjë e drejtë. Ky ligj special e justifikon nevojën që kemi. Akti ka efekte deri më 30 dhjetor 2020, por nëse efikasiteti i tij do të kërkojë ta shtyjmë përtej, pse jo Parlamenti do duhet t’ia japë këtë mundësi institucioneve për ta zbatuar deri në fund”, argumentoi Ulsi Manja.

Ai ritheksoi edhe fjalën e deklaruar nga kryeministri Rama dhe ministri Sandër Lleshaj, që njerëzit e thjeshtë nuk do të goditen nga OFL.

“Me këtë akt nuk goditen gjithë qytetarët, ata të rrinë të qetë, subjekte do të jenë vetëm personat e dënuar brenda dhe jashtë vendit për veprat krim i organizuar, krime të rënda, aktivitete terroriste, apo subjekte që financojnë terrorizmin. Ndërsa për qytetarët do të ketë amnisti fiskale”, tha Manja.

/a.r

Next Post
VIDEO shokuese / “Sailor Moon” e parashikoi koronavirusin 25 vite më parë

VIDEO shokuese / "Sailor Moon" e parashikoi koronavirusin 25 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

April 8, 2026
“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

April 8, 2026
Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

April 8, 2026
Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

April 8, 2026
Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

April 8, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

MAGAmorali

April 8, 2026
Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

April 8, 2026
Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

April 8, 2026
Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

April 8, 2026
Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In