• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manja: Këtë javë hapet gara për anëtarët e Gjykatës së Lartë

by A R
31/05/2019 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja gjatë një interviste televizive foli për datën e zgjedhjeve, si dhe për Reformën në Drejtësi.

Manja u shpreh se 30 qershori është data kushtetuese, e dekretuar nga Presidenti. Ne e kemi filluar fushatën dhe nesër do të jetë hapja zyrtare saj, nga ku do prezantohen kandidatët, dhe do t’i kërkohet qytetarëve të dalin të votojnë.

“Ne si PS jemi të angazhuar tërësisht për fushatën e 30 qershorit, pala tjetër e ka braktisur fushën e betejës, dhe me një gjuhë të ashpër politike kërkon të imponojë që të mos dalin të votojnë dhe se nuk do bëhet zgjedhje. Nuk ka asnjë shans që një parti politike të ndërmarrë veprime të dhunshme që të mos dalin të tjerët në fushatë. Mendoj se gjatë fushatës do të ketë edhe debat intensiv, ne kemi vendosur të hymë në fushën e betejës, do ketë komunikim interaktiv. Ne nuk kemi mundësi tjetër zgjedhje, opozita iku nga parlamenti dhe argumentet e tyre nuk qëndrojnë”, – tha Manja.

Deputeti theksoi se “zgjedhjet e 2017, ishin të parat zgjedhje ku pati një fushatë të qetë. Ka pasur një situatë votimi perfekt. Krimi zgjedhor është ende i paprovuar. Dosjen 339, nuk e shkoqis dot, sepse kanë dalë copëza përgjimesh. Mendoj se opozita duhet të jetë një opozitë me zgjidhje. Zgjedhjet janë vullnet politik, gjë e cila nis që te numërimi i 5 qendrave të votimit. Rezultati i një qendre votimi pas 4 ditësh, është shenja e parë e keqfunksionimit”.

Manja gjatë kësaj interviste foli edhe për Reformën në Drejtësi, ku sipas tij të gjitha palët politike kanë frikë nga reforma.

“Ne si mazhorancë kemi qenë promotore dhe e kemi mbështetur Reformën dhe do e çojmë deri në fund, e kemi kalin tonë të betejës. Do përgjigjemi të gjithë. Ligji e ka përcaktuar një radhë se cili do t’i nënshtrohet i pari Vetingut. Nga Gjykata e Lartë duhet të fillonte, sepse ishte një nga arsyet kryesore që kishte rënë sistemi. Brenda korrikut do të jetë funksionale Gjykata Kushtetuese. KLD këtë javë, do hapë garën për anëtarë të Gjykatës së Lartë për ata jashtë sistemit. Këto ditë gara hapet edhe nga radhët e juristëve”, – tha deputeti socialist Manja.

/a.rada

Next Post
“E kisha si vajzën time”, mesazhi që përloti moderatoren shqiptare

“E kisha si vajzën time”, mesazhi që përloti moderatoren shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In