• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manja flet për zgjedhjet: Sfidën e kemi me vetveten, duam të mbajmë 74 mandatet

by A R
22/01/2021 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja u shpreh i bindur në fitoren e  Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në Ditari në A2 CNN ai tha se mazhoranca synon 74 mandate duke mbajtur nivelin e vitit 2017.

“Ne diskutojmë cilësinë e fitores së PS në 25 prill për të qeverisur e çuar në fund reformat tona, objektivi ynë është të mbajmë 74 mandate, por që PS është mazhorancë këtë nuk e diskuton asnjë seli e opozitës. Duam të marrim mandatet e 2017-ës”.

Besimin në fitoren e zgjedhjeve, Manja e bazon me reformat e ndërmarra nga qeveria, por edhe nga fakti që sipas tij nuk ka asnjë kundërshtar dhe alternativë përballë. Duke e konsideruar sfidë me vetveten ai thotë se në mandatin e tretë Shqipëria do të hyjë në rrugën e integrimit.

“Ne do ta marrim mandatin e tretë. Ne nuk kemi kundërshtar përballë, por unë besoj që mandati i tretë është sfidë me vetveten dhe është fryt i punëve të mira që kemi bërë dhe do përfundojmë ato punë që kemi nisur dhe janë të hapura dhe ky është mandati ynë i tretë dhe nga pikëpamja e reformës në drejtësi dhe zhvillimit ekonomik. Në mandatin e tretë Shqipëria do hyjë në rrugën e integrimit, unë nuk kam sfidë me kundërshtarin, por me vetveten. Të qasemi te qytetari me gjuhë të thjeshtë se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë nuk kemi bërë mirë. Nuk ka alternativë. Një opozitë me vizion e vendos edhe mazhorancën në pozitë të fortë elektorale ne sfidën e kemi me vetveten. PD me përjashtim të zgjedhjeve të 92 ka qeverisur falë manovrave politike e elektorale për shkak të problemeve që kishte e majta”.

Një tjetër sukses me të cilin synon mandatin e tretë, PS konsideron menaxhimin e pandemisë. Dhe sipas Manjas do të ishte absurde nëse nuk i njihet merita qeverisë.

“Në mandatin tonë të dytë qeverisës kemi bërë më të mirën e mundshme në raport me qytetarët tanë. U testua një sistem shëndetësor që funksionon. Nëse menaxhimi i pandemisë nuk konsiderohet sukses i kësaj qeverisje do të ishte pastaj nuk di ç’të them nëse nuk i njihet dhe kjo meritë qeverisë do të ishte absurde”.

Sa i takon dekriminalizimit, Manja shprehet se thelbi i tij është deklarimi vullnetari i çdo kandidati, por PS nuk do të bëhet mburojë për asnjë.

“Ambasadorja Kim i ka ftuar palët të zbatojnë ligjin e dekriminalizimit që e kemi miratuar me konsensus të plotë. Çdo parti duhet të kontrollojë kandidatët dhe pastaj është përgjegjësi e KQZ e agjencive ligjzbatuese të bëjë filtrin tjetër. Thelbi i dekriminalizimit është deklarimi vullnetar i çdo kandidati. Edhe pasi janë zgjedhur si në nivel lokal e legjislativ nuk jemi bërë mburojë për asnjërin. Filtrin e ligjit do ta bëjmë me korrektësi absolute”.

/a.r

Next Post
Greqi, arrestohet shqiptari me parcelë kanabisi

E rëndë në Greqi, 15-vjeçarja përdhunohet nga një shtetas i huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In