Sipas astrologëve, akrepi konsiderohet si shenja më djallëzore e horoskopit.
I njohur për natyrën e tij misterioze, strategjike dhe shpesh hakmarrëse, akrepi nuk harron lehtë dhe e përdor intuitën për të kontrolluar situatat në favorin e tij.
Akrepat janë mjeshtër të manipulimit, dinë të lexojnë emocionet e të tjerëve dhe shpesh i përdorin ato për të ruajtur kontrollin në një marrëdhënie apo situatë.
Natyra e tyre intensive dhe pasionante mund të jetë joshëse, por edhe e frikshme për ata që nuk i kuptojnë plotësisht.
Megjithatë, pas kësaj fasade “të errët”, fshihet një shenjë jashtëzakonisht besnike, e ndjeshme dhe e vendosur.
Akrepi do pak njerëz, por i do fort. Dhe nëse ia fiton besimin, ke një aleat për gjithë jetën.











