• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mandati Kokëdhimës, Kushtetuesja: Seanca më 23 nëntor, deputeti i pranishëm “përballë” PD

by A R
28/10/2015 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e PD për të shqyrtuar papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima, dhe mbi këtë ka vendosur datën 23 nëntor, si ditën kur do të mbahet seanca e rradhës, pas asaj të sotshme.

“Gjykata vendosi që ta pranojë kërkesën për të marrë pjesë si subjekt i interesuar deputeti Koço Kokëdhima në seancë dhe të shtyjë seancën gjyqësore me datë 23 Nëntor ditë e Hënë ora 10:00” – tha kryetari Bashkim Dedja.

Avokati i deputetit Kokëdhima kërkoi që në seancën e rradhës, muajin e ardhshëm, të jetë i pranishëm edhe vetë socialisti, një kërkesë që u kundërshtua në fakt nga përfaqësuersi ligjor i PD, avokati Ivi Kaso.

“Deputeti Koço Kokëdhima është kërkuar me kërkesë drejtuar kësaj gjykate që të marrë pjesë në gjykimin kushtetues me cilësinë e subjektit të interesuar”- tha avokati i deputetit.
“ Për sa kohë Kuvendi i Shqipërisë është i përfaqësuar dhe mbi të gjitha për sa kohë objekti kryesor i kërkesës tonë është kundërshtimi i vendimarrjes abuzive të Kuvendit të Shqipërisë çmojmë se nuk janë rrethanat për të pranuar dhe palë të tjera të interesuara”, – tha avokati Kaso.

Partia Demokratike iu drejtua Gjykatës Kushtetuese në korrik të këtij viti, me argumentin se deputeti socialist në kohën e ushtrimit të mandatit të tij ka përfituar tendera publikë përmes firmës ku kishteë shumicën e aksioneve në pronësi të tij. Në atë kohë, deputeti socialist Koço Kokëdhima sqaroi se në çastin e marrjes së mandatit të deputetit nga ana e tij, ai kishte shitur aksionet në firmën në fjalë. Cështja shkoi në Kuvend, dhe përmes votimit legjilativi vendosi që cështja të mos shqyrtohej. Në nenin 70 të kushtetutës parashikohet që deputetët nuk mund të kryejnë apo të kenë në zotërim biznese ose veprimtari tjera fitimprurëse përveç pagës së tyre si të zgjedhur.

Next Post

Rama në Hong Kong: Shqipëria, vend tërheqës për investimet në disa sektorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In