• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi kërkesë Kuvendit: Respektoni opinionin e Komisionit të Venecias

by A R
13/12/2024 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i kërkuar Kryeparlamentares Elisa Spiropali, duke vënë në dijeni edhe Trupit Diplomatik në Tiranë, për zbatimin e opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Në letrën drejtuar Kuvendit, Gazment Bardhi shkruan “Opinioni këshillimor i Komisionit të Venecias arrin vetëm në një konkluzion/këshillë: Detyrimin e Kuvendit që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si element bazë i shtetit të së drejtës. Ashtu siç qartësisht Komisioni i Venecias është shprehur, në rastin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk po detyrohet që të votojë në një mënyrë të caktuar, por po përmbush vetëm përgjegjësinë e tij për të respektuar Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e quan qëndrim personal atë të Kryetares së Kuvendit dhe të mazhorancës socialiste pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias, për të cilat thonë se është jo vetëm i papranueshëm, por jashtë çdo logjike njerëzore dhe politike.

“Ju po sajoni/deformoni qëndrime që nuk gjejnë asnjë mbështetje, në asnjë fjali dhe në asnjë paragraf të Opinionit të Komisionit të Venecias. Ju po bëni interpretimin sipas asaj që ju do të dëshironit të shprehej Komisioni i Venecias dhe jo sipas asaj që është shprehur qartësisht Komisioni i Venecias. Ju nuk po i përmbaheni zotimit tuaj publik që do të vepronit sipas Opinionit të Komisionit të Venecias dhe do ta zbatonit atë. Ju po tregoni se investuat kot Komisionin e Venecias dhe nuk po e respektoni autoritetin e tij. Ju po jepni shembullin e paprecedent në një vend demokratik, që nëse nuk pëlqehen vendimet e gjykatave atëherë ato mund të mos zbatohen.” – thuhet në shkresën e kreut të grupit demokrat.

Në përfundim, Grupi Parlamentar i PD kërkon që në përputhje me këshillat e Komisionit të Venecias, të nisin procedurat parlamentare, në seancën më të parë plenare, për zbatimin e vendimeve nr. 1/2023 dhe 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese.

“Çdo sjellje e kundërt me këtë përbën minim të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.” – thuhet në shkresën e Bardhit.

 

Next Post
Sylvinho për gazetën ‘Marca’: Dua që kualifikimi në turne madhor të jetë rutinë

Shorti i kualifikueseve të Botërorit/ Silvinjo: Shqipëria në grup të fortë, çdo garë do të jetë finale

Comments 1

  1. Proshi says:
    1 year ago

    Një jetë e tërë mashtrues profesionistë.
    Mut i jatin (Sali) mut i biri (gaz-paç) mut ai që bëri t’anë në Viçi-dol .
    Ka perënduar ajo kohë , sëbashku me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese që bëri skandalin e radhës për ta bërë çorbën demokracinë. Turp e faqezetë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In