Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 7 mars ora 12:00, seancën për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të Kavajës, i cili ka ankimuar vendimin e KQZ-së që i hoqi atij mandatin.
Shtyrja e seancës u bë me kërkesë të avokatit mbrojtës, Theodhori Sollaku, për arsye shëndetësore.
Në Kushtetuese u paraqitën palët nga Parlamenti, Qeveria, KQZ dhe Prokuroria, ndërsa nuk u paraqit Rroshi dhe as avokati i tij mbrojtës. /b.d