Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i është drejtuar përmes një letre Porkurorisë së Përgjithshme nga ku kërkon informacione shtesë për deputetin Armando Prenga. Kërkesa e KQZ-së vjen pasi më herët organi i akuzës ka kërkuar heqjen e mandatit të Prengës në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Sipas prokurorisë, Prenga nuk ka deklaruar një dënim të gjykatës së Kurbinit. Po ashtu, ai rezulton i dënuar edhe në Itali. Por, KQZ ka kërkuar informacione shtesë për dënimet, nëse ndaj Prengës rëndon ose jo ndonjë dënim i formës së prerë në Shqipëri apo jashtë vendit.
Më poshtë letra e KQZ për Prokurorinë: