• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Mandati i pestë…

by Artur Ajazi
22/05/2025 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ndoshta numri “5” në fletën e votimit, dhe simbolika e 5 gishtave, paralajmeroi qysh tani mandatin e pestë nga Edi Rama. Nuk mund të mendoj dhe besoj se, një Parti Demokratike e zgërlaqur sot, mund ti bëjë ballë një Partie Socialiste nesër, dhe të fitojë zgjedhjet pas 4 vitesh. Analiza që PD-ja e sotme duhet ti bëjë këtyre zgjedhjeve dhe humbjes së 11 Majit, duhet të jetë e thellë, objektive, e lirë, e pavarur, transparente, e detajuar, dhe reale.

Në rast se “analiza” e humbjes katastrofale e 11 Majit, do ti ngjasë analizave të humbjeve të shkuara, atëhere mund të them me bindje se, nuk ka më PD. Ajo që ishte, ka mbetur thjesht në memorjen e disa prej atyre që besuan se “ajo parti ishte partia e lirisë, idealeve demokratike”.

Ndaj ekzistenca e PD-së nga sot, varet nga reagimet e Sali Berishës, kryesisë, Këshillit Kombetar, anëtarësisë, dhe atyre që akoma e mbështetin atë parti. Blendi Klosi u shpreh në një bisedë në studio se “ne po mendojmë qysh sot për mandatin e pestë”. Kaq do të mjaftonte që Berisha dhe ata që i mbajnë “ison” atij, të nisnin shkundjen dhe shpërgjumjen. Pushteti dhe zgjedhjet nuk fitohen me elozhe dhe zbukurime, me lakja dhe hipokrizi.

Partia Demokratike funksionon sot e mot, si një parti marksiste. Sapo hyn në selinë e saj, ndeshesh me “hijen” e kryetarit, me fjalën dhe citatet e tij. Nuk ka liri, nuk ka demokraci të brëndshme, nuk ka lirshmëri mendimi dhe veprimi. Të gjithë ata, duke nisur nga roja e selisë, deputeti dhe deri tek zyrtari më i zakonshëm i asaj partie, sytë dhe veshët i kanë nga dera e zyrës së Berishës. E si mund të fitosh zgjedhjet, kur nuk shprehesh, nuk thua mendimin tend, kur nuk je i lirë të veprosh bazuar mbi standarde e statutin e partisë.

Fakti që Edi Rama fitoi thellë mandatin e katërt, dhe po mendon qysh sot për mandatin e pestë, tregon seriozitetin e tij, vizionin dhe maturinë e tij politike. Qeverisja e tij, ka prodhuar në Shqipëri lumenj investimesh, ka ndryshuar qytetet, fshatrat, infrastrukturën, administratën, mentalitetin e jetës, mendësinë e biznesit, funksionimit të ligjit, etj. Edi Rama, nuk mendon vetëm të sotmen, por edhe të nesërmen.

Kjo është logjika politike me të cilin ai qeveris, dhe drejton PS. Kjo është zanafilla e mendimit dhe filozofia e arritjes deri tek mandati i pestë qeverisës. Në politikë nuk mund të kufizosh askënd, të qeverisë dhe të fitojë me vota të lira dhe të ndershme, kur ka me vehte shumicën e popullit. Edi Rama, këtë e ka nisur qysh në 2013, me kurajo, guxim, vendosmëri e transparencë qytetare, dhe ka shansin ta vazhdojë derisa populli ti besojë me votë, drejtimin e vendit. Politikani nuk matet nga vitet që ka në politikë, por nga kontributet dhe mbështetja popullore. Amerikanët thonë “kur nis të ëndërrosh, dhe ke një ide, ke hedhur hapin e parë drejt fitores”.

Next Post
U dënua me 25 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë kthen për gjykim dosjen e Bledi Tetës

U dënua me 25 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë kthen për gjykim dosjen e Bledi Tetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In