• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandati i Olta Xhaçkës/ “Kushtetuesja s’mund t’i imponojë deputetëve se si të votojnë”, Bardhi për deklaratën e Çuçit: Mos zbatimi i vendimeve, vepër penale!

by S T
24/07/2024 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në një deklaratë për shtyp, u shpreh se dënon deklaratën e kreut të grupit të PS Bledi Çuçi.

Sipas Bardhit mazhoranca nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo sipas tij përben vepër penale.

“Në emër të grupit të PD të dënon deklaratën e Bledi Çuçi se vendimet e HGJK nuk janë detyruese për Kuvendi. Deklarata më e papërgjegjshme, sepse nëse mazhoranca ka vendosur të injorojë Kushtetutën , praktikisht jemi në diktaturë. Kjo deklaratë e thënë me lehtësi nga përfaqësuesi më i lartë i mazhorancës në Kuvend, e çon vendin në kushtet e mosbindjes civile.

Nëse secili nga ne e lë në vlerësimin e tij nëse duhet të zbatojë një vendim gjykate, këtu ka rënë i gjithë sistemi kushtetues.

Thirrja për SPAK: Mos zbatimi i vendimeve të GJK është vepër penale e konsumuar nga përfaqësuesit më të lartë të mazhorancës. Nuk mund të ketë drejtësi tjetër për opozitën e tjetër për mazhorancën”, tha ai.

Kujtojmë se Çuçi, në një deklaratë për shtyp pak më parë, foli mes të tjerash edhe në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai u shpreh se Kushtetuesja nuk mund t’i imponojë deputetët se si të votojnë, ndërsa shtoi se GJK tentoi të krijojë një normë të re.

“Çështja e raportit të Parlamentit me GJK mendoj se është raport që e përcakton qartë Kushtetuta. GJK ka autoritetin të shfuqizojë çdo ligj, vendi, akt të marrë nga Kuvendi nëse e gjykon që është në kundërshtim me Kushtetutën. Ka pasur një vendim të GJK që ka shfuqizuar 2 vendime të Kuvendit dhe Kuvendi pa dyshim nuk e diskuton vendimin por i shfuqizoi. Në rastin konkret ka një paqartësi mbi faktin nëse duhet që një deputet apo të gjithë duhet të votojnë në një formë të caktuar të detyruar nga një vendim jo nga ajo çfarë mendojnë. Ky është një debat që nuk ka gjetur zgjidhje as me vendimin e GJK. Përkundrazi GJK në gjykimin tonë ka tentuar të krijojë një normë të re ligjore, që nuk ia lejon Kushtetuta. Thjeshtë duhet të gjykojë normat ekzistuese. Deputetët kanë të drejtë të votojnë siç mendojnë. Ia njeh Kushtetuta. Madje deputeti nuk mban as përgjegjësi për votën e tij E parashikon neni 73. Kemi menduar t’i kërkojmë Komisionit të Venecias një mendim përfundimtar për të zgjidhur ngërçin”, tha ai.

Next Post
“Ai burri do ua fusë gozhdën e trarit”, Salianji sherr me Naçon: Mos u sill si kryetar kooperative. Mund t’ju ngulet dhe juve

Ndryshimet në Reformën Zgjedhore/ Zbardhet propozimi i PD për listat e kandidatëve, mblidhen sot pasdite komisioni i Ligjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In